Basketboll

EKSKLUZIVE: PAS ANULIMIT TË SEZONIT REAGON EDHE FERONIKELI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas anulimit të sezonit nga FBK përshkak të Pandemisë “Covid 19”, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe Feronikelin, më saktësisht me drejtorin e klubit Alban Veselin i cili e ka cilësuar si një lajm shumë të hidhur por vendim të duhur në kohën e duhur.

“Është një lajm shumë i hidhur për të gjithë basketbolldashësit. Mirëpo gjendja aktuale na pamundëson rrjedhën e garave dhe mendoj që vendimi është i duhur dhë në kohën e duhur, sepse nuk ka pse të rrezikohet shëndeti i askujt”, tha Alban Veseli për AsisitiOnlione.com.

Nikli sivjet e përfundon stinorin në pozitën e tetë me 29 pikë, 5 fitore e 19 humbje.

Komentet janë të mbyllura.