Basketboll

YLLI KOMENTON VENDIMIN E FBK-SË PËR ANULIMIN E STINORIT: POR KA NJË BRENGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka marrë vendim që stinori 2019/20 në elitën e basketbollit kosovar të anulohet tërësisht shkaku i Pandemisë COVID-19.

Në lidhje me këtë vendim të FBK-së, AsistiOnline.com kontaktoi me drejtuesit e ekipit të Yllit, se a e përkrahin ata këtë vendim të institucionit numër një në vend në basketbollin kosovar.

Në fakt drejtuesit e Yllit e përkrahin vendimin e FBK-së për anulimin e stinorit, sepse sipas tyre më i rëndësishëm është shëndeti sesa sporti, porse e kanë brengën me kontratat e lojtarëve dhe sipas tyre edhe kjo gjë duhet të qartësohet.

”Vendimin për anulimin e kampionatit e përkrahim, sepse nuk besojmë që ka një zgjedhje tjetër aktualisht, problemin e vetem kemi me pasë me kontratat e lojtarve, nuk e dimë se si do ta zgjedhim këtë problem”, tha Egzon Fetiu zyrtar i klubit therandas.

Komentet janë të mbyllura.