KURIOZITET: SA TRAJNERË U ANGAZHUAN KËTË STINOR NË ELITËN KOSOVARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori 2019/20 në Superligën e Basketbollit të Kosovës është anuluar përfundimisht, pas paraqitjes së Pandemisë COVID-19 që përfshiu vendin tonë dhe mbarë botën.
Gjatë këtij stinori në elitën e basketbollit kosovar, ”defiluan” shumë trajnerë, qoftë vendorë apo të huaj. Dhe nga 4-shja e parë e tabelës, të gjitha ekipet ndërruan minimum nga një trajner, ndërsa nga 5-shja e fundit, ndryshimet i prekën Trepçën e Feronikelin. Në total sivjet në elitën kosovare punuan, 16 trajnerë: Prej tyre shtatë të huaj dhe nëntë vendorë. Vlen të ceket se tre prej tyre punuan në nga dy skuadra(Neven Plantak, Petrit Zeqiri e Bujar Loci).
Nga trajnerët e huaj që punuan sivjet në Kosovë janë: Teo Hojç, Antonis Constadinites, Neven Plantak, Marjan Illievski, Dragan Radoviç, Jerenimo Sharin e Adis Beçiragiç.
Trajnerët vendorë: Arben Krasniqi, Bujar Loci, Illmen Bajra, Arbnor Rifati, Ilir Selmani, Gazmend Asllani, Petrit Zeqiri, Fikret Shatri e Ardian Olluri.
1.Prishtina __ (Bujar Loci – Teo Hojc – Antonis Constadinites).
2.Rahoveci __ (Neven Plantak – Marjan Illievski – Bujar Loci).
3.Ylli __ (Arben Krasniqi – Dragan Radovic).
4. Peja __ (Jerenimo Sarin – Adis Beciragic).
5. Bashkimi __ (Illmen Bajra – pa ndryshime).
6.Ponte Prizreni __ (Arbnor Rifati – pa ndryshime).
7.Trepça __ (Ilir Selmani – Gazmend Asllani – Neven Plantak).
8.Feronikeli __ (Petrit Zeqiri – Fikret Shatri).
9.Lipjani __ (Ardian Olluri – pa ndryshime).
Komentet janë të mbyllura.