MËSONI SE NË CILAT SEZONE DHE PSE KA NDODHUR, QË KOSOVA TË MBETET PA KAMPION
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori 2019/20 ne basketbollin kosovar përpos rivalitetit të madh në parket në mes ekipeve, do të mbahet në mend edhe për një gjë tjetër të pakëndshme, shkruan AsistiOnline.com
Federata e Basketbollit të Kosovës para pak ditësh ka vendosur që të anulojë stinorin e sivjetmë në dy elitat kryesore të basketbollit, tek meshkujve dhe tek femrat. Gjë e cila ndodh dhe aplikohet vetëm në situata të jashtëzakonshme, sikurse kjo sivjet pas shfaqjes së Pandemisë COVID-19.
Por përpos këtij stinori, a ka ndodhur ndonjëherë që Kosova të mos ketë fare kampionë të stinorit edhe viteve të kaluara? AsistiOnline.com e konfirmon se PO, fatkeqësisht kjo ka ndodhur edhe në dy stinore të mëhershme gjatë luftës, ndërsa një tjetër(pas-luftës) ende cilësohet në pikëpyetje, si dhe tash ky i 2020-tës.
Rasti i parë: Pas fillimit të luftës në Kosovë, ku pasojat u ndien edhe në basketbollin e atëhershëm. Kësisoj kampionati i atëhershëm pashmangshëm u ndërpre në janar të vitit 1998 dhe nuk pati fare kampion.
Rasti i dytë, saktësisht para 21 vitesh më 1999, liga e atëhershme kosovare nuk e mësoi emrin e kampionit të Kosovës, shkaku i zhvillimit të Luftës në vendin tonë, gara u anulua dhe mbeti pa kampion stinori.
Ndërsa rasti i tretë, që mund të llogaritet që ndodhi pas luftës. Konkretisht në stinorin 2003/04, atë kohë, ekipet elitare të vendit, bojkotuan garat e organizuara nga FBK-ja, si pasojë e disa mosmarrëveshjeve me këtë të fundit, duke krijuar ligën që u quajt LPBK(Liga Profesionale e Basketbollit Kosovar) të cilën e fitoi Dukagjini i Pejës. Ndërsa në fakt FBK-ja i vazhdoi garat edhe në këtë stinor me ekipe nga liga e parë dhe mund të cilësohet se në mënyrë “formale” shpalli kampion, Kastriotin e Ferizajit.
E sivjet garat janë anuluar shkaku i Pandemisë COVID-19 dhe nuk do të ketë fare kampion dhe me këtë vendim të FBK-së janë pajtuar të gjitha ekipet elitare kosovare, përfshirë këtu edhe lideren e renditjes tabelare, Sigal Prishtinën që ka vlerësuar si të drejtë vendimin e FBK-së.
Kampionët e Kosovës në basketboll, pas pavarësimit të sportit:
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Peja
1994-95 Peja
1995-96 Peja
1996-97 Drita
_
1999-2000 Trepça
2000-01 Trepça
2001-02 Prishtina
2002-03 MEB Prishtina
2003-04 Kastrioti (LPBK Dukagjini)
2004-05 Mabetex
2005-06 Sigal Prishtina
2006-07 Sigal Prishtina
2007-08 Sigal Prishtina
2008-09 Sigal Prishtina
2009-10 Sigal Prishtina
2010-11 Sigal Prishtina
2011-12 Trepça
2012-13 Peja
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Sigal Prishtina
2015-16 Sigal Prishtina
2016-17 Sigal Prishtina
2017-18 Bashkimi
2018-19 Z Mobile Prishtina
Komentet janë të mbyllura.