Basketboll

SKUADRAT ME MË SË SHUMTI PIKË TË SHËNUARA NË STINORIN E ANULUAR NË KOSOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Në këtë kohë të vështirë për të gjithë njerëzimin, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, si pasojë e përhapjes drastike të Pandemisë COVID-19, të gjitha aktivitetet sportive janë ndërprerë.

Por AsistiOnline.com po vazhdon që me lajme, video-deklarata, intervista, statistika të ndryshme dhe të tjera, t’ju mbajë të informuar në lidhje me basketbollin kosovar dhe mbarë botëror.

Kësaj radhe ju sjellim skuadrat me më së shumti pikë të shënuara në këtë edicion në Kosovë, që tashmë është anuluar nga FBK-ja.

Skuadra me më së shumti pikë të shënuara është Sigal Prishtina, që nuk mund të cilësohet si befasi e kësaj statistike, pasiqë ishte lidere e renditjes tabelare. Ndërsa si befasi mund të cilësohet Ponte Prizreni që renditet në pozitën e katërt.

Lista komplete në bazë të renditjes së pikëve të shënuara.

1.Prishtina – 2235 mijë pikë.
2.Ylli – 2122 mijë pikë.
3.Peja – 2110 mijë pikë
4.Prizreni – 2100 mijë pikë.
5.Rahoveci – 2098 mijë pikë.
6.Bashkimi – 1971 mijë pikë.
7.Feronikeli – 1945 mijë pikë.
8.Trepça – 1865 mijë pikë.
9.Lipjani – 1851 mijë pikë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.