Basketboll

ZYRTARE: FIBA ANULON TË GJITHA AKTIVITETET E SAJ PËR SIVJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtëpia kryesore e basketbollit në Evropë dhe botë, FIBA ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për këtë verë edhe zyrtarisht.

Bordi i FIBA ​​Evropës u mblodh të martën për të diskutuar dhe marrë vendime rreth ngjarjeve të ardhshme të cilat kanë qenë në dyshim pas përhapjes së Pandemisë COVID-19.

Takimi i cili u zhvillua përmes videokonferencës, u kryesua nga Presidenti i FIBA ​​Europe Turgay Demirel, Presidentin i FIBA ​​Hamane Niang, si dhe morrën pjesë, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA ​​Andreas Zagklis dhe Drejtorin Ekzekutiv i FIBA ​​Evropës Kamil Novak.

Në hapjen e konferencës, Z. Demirel njoftoi krijimin e një Udhërrëfyesi nga FIBA ​​Europe për COVID-19. Projekti do të vlerësojë me kujdes situatën aktuale në Evropë dhe do të përgatisë udhëzime se si të rikthehet basketbolli evropian në rrugën e duhur pas kalimit të pandemisë. Ai do të paraqitet në takimin e ardhshëm të Bordit në maj. “Kam besimin maksimal se ne mund të punojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për të zgjidhur çështjet që ka sjellë kjo krizë.” tha Demirel.

FIBA Evropa poashtu vendosi që kampionatet Evropiane sivjet të anulohen në të gjitha konkurencat pa dallime.

”Duke marrë parasysh situatën kritike dhe të jashtëzakonshme në të gjithë Evropën që rezulton nga pandemia dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve të rinj, trajnerëve, zyrtarëve dhe tifozëve, Bordi vendosi, për shkak të vëllimit të lartë të ngjarjeve, të anulojë të gjitha 16 këtë Kampionate Evropiane të FIBA-së ​​këtë verë si dhe Samitin e Grave në Postojna, Slloveni”. thuhet në komunikatën zyrtare të FIBA-së lëshuar mediave.

FIBA njoftoi poashtu se të gjitha kampionatet e parapara për sivjet dhe të shtyera do të luhen gjatë vitit 2021 dhe FIBA me kujdes dhe në hollësi do ti përgatis planet për to.

Krejt në fund, Asambleja e Përgjithshme e FIBA ​​Evropës, e planifikuar fillimisht për muajin tjetër, në Vilnius, Lituani, është shtyrë për në vjeshtën e vitit 2020. Data e fundit do të konfirmohet gjatë mbledhjes së ardhshme të Bordit të FIBA-së.

Komentet janë të mbyllura.