ZYRTARE: LIGA BALLKANIKE E SHTYEN FINAL FOURIN PËR KËTË MUAJ…
Prishtinë(AsistiOnline) – Liga Ballkanike ka njoftuar zyrtarisht për fatin e ”Final Four”-it që është shtyer shkaku i Pandemisë COVID-19.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, bordi i Ligës Ballkanike ka vendosur që ”Final Four”-in e shtyer ta mbajë në shtator në qytetin e Pejës, ashtu sikurse ishte në plan këtë muaj(Prill).
”Për shkak të situatës së Pandemisë COVID-19 dhe pas vendimit përfundimtar të FIBA Europe më 08.04.2020, sezoni i BIBL(2019-20) do të përfundojë me një event ”Final 4” i cili do të zhvillohet në qytetin e Pejës, Kosovë, me pritje të KB Peja në Shtator 2020. U arrit dakord nga të gjitha klubet më 12.03.2020 që sezoni të përfundojë me një ngjarje F4”, thuhet në komunikatën e BIBL.
Katër skuadrat që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë Academic Bultex 99, KB Peja, KK Ibar dhe KB Vllaznia.
Komentet janë të mbyllura.