KRIZË FINANCIARE NË EUROLIGË? CSKA-JA TRANSFERON YLLIN E OLIMPIAKOSIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas Pandemisë COVID-19 të përhapur në tërë botën që fatkeqësisht po vazhdon edhe tash, janë shtuar zërat skeptikë se kriza financiare do ti prekë edhe klubet e mëdha evropiane dhe botërore.
Por një gjë e tillë si duket nuk po vlenë për gjigantin evropian nga Rusia, CSKA Moska e cila këto ditë pandemie po i shfrytëzon për ”gjah”, mediat evropiane kanë shkruajtur sot se ”moskevitët” janë afër kompletimit të marrëveshjes me gjigantin serb të Olimpiakosit, qendrën me përvojë, Nikolla Milutinov.
Milutinov i gjatë 2.13cm pritet të kalojë tek CSKA-ja si lojtarë i lirë pasiqë kontrata e tij me Olimpiakosin skadon këtë verë dhe lojtari serb si duket është bindur nga oferta serioze e krerëve të skuadrës ruse.
Për lojtarin nga Novi Sadi i Serbisë, interesim kishte shfaqur edhe Barcelona, por që si duket CSKA-ja ishte më e shpejtë në tentim për të firmosur me të./AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.