Basketboll

TOP-KËRCYESIT E SUPERLIGËS, PËR STINORIN 2019/20 [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

Duhet theksuar se kusht për të qenë në listën e më të mirëve ka qenë zhvillimi i më shumë se gjysmës së ndeshjeve , pra 12 lojë e më tepër.  

TOP KËRCYESIT:

Pesëshen e kërcyesve më të mirë këtë edicion të garave e kryeson gjiganti i Ponte Prizrenit dhe qendra më dominuese në Kosovë, Urim Zenelaj. Urimi ishte enigmë e pazgjidhur për kundërshtarët dhe në 24 paraqitjet e tij realizoi mesatarisht 14.7 kërcime për ndeshje. Menjëherë pas Zenelajt, në pozitën e dytë është qendra e Sigal Prishtinës Fahro Alihoxhiqi me mesatare
prej 11 kërcimeve në 23 duelet që i luajti për kaltër e bardhët. Kërcyesi i tretë më i mirë i elitës së basketbollit kosovar sivjet ishte qendra e Golden Eagle Yllit, Jameel Mckay, një nga më meritorët për sezonin e mirë të therandasve. Mckay në 21 ndeshje bëri mesatarisht 10 kërcime. Kërcyesi i katërt më i mirë sivjet ishte alo-qendra fantastike e Bashkimit, Terik Bridgeman i cili me lojën e tij dhe agresivitetin e treguar jo rastësisht ishte pika më e fortë e skuadrës së tij dhe në 22 duelet e sivjetme për portokallinjtë prizrenas mblodhi mesatarisht 9.5 kërcime. Top listën e kërcyesve në pozitën 5 e përmbyll qendra e Feronikelit, Darius Huggins me mesatare identike si Brixhman, pra 9,5 kërcime për ndeshje mirëpo pasi ai luajti 15 ndeshje për Niklin, natyrisht që mesatarja më e vlefshme është ajo e Brixhmanit

TOP KËRCYESIT

1.Urim Zenelaj – 24 ndeshje (Ponte Prizreni) 14.7 krc pn
2.Fahro Alihoxhiq – 23 ndeshje (Sigal Prishtina) 11.0 krc pn
3.Jameel Mckay – 21 ndeshje (Golden Eagle Ylli) 10.0 krc pn
4.Terik Bridgeman – 22 ndeshje (Bashkimi) 9.5 krc pn
5.Darius Huggins – 15 ndeshje (Feronikeli) 9.5 krc pn

Komentet janë të mbyllura.