Basketboll

EKIPET MË EFIKASE TË SUPERLIGËS PËR STINORIN 2019/20 [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

EKIPET MË EFIKASE

Nga kategoria individuale kalojmë tek ajo ekipore .

Ekipi më efikas kte sezon ishte lideri Sigal Prishtina me mesatare prej 93.2 pikëve për ndeshje. Renditjen tabelare me listën e ekipeve më efikase e kanë ndryshuar therandasit dhe rahovecianët. Golden Eagle Ylli që ishte renditur i treti në tabelën e Superligës, ishte skuadra e dytë më efikase me mesatare prej 88.6 pikëve për ndeshje kurse nënkampionët e edicionit 2018/2019, Rahoveci, që kampionatin e papërfudnuar e mbyllën në pozitën 2, ishin skuadra e tretë më efikase me mesatare prej 88.5 pikëve për ndeshje. Skuadra e vetme që sivjet fitoi trofe, Peja, e pati mesataren e katërt më të mirë duke shënuar 87.9 pikë në lojë ndërsa top 5-shine skuadrave më efikase e
përmbylli Ponte Prizreni me 87.4 pikë.

EKIPET MË EFIKASE (PIKËT E SHËNUARA)

Sigal Prishtina 93.2 ppn
Golden Eagle Ylli 88.6 ppn
Rahoveci 88.5 ppn
Peja 87.9 ppn
Ponte Prizreni 87.4 ppn

Komentet janë të mbyllura.