Basketboll

EKIPET QË SHKAKTUAN ”REDUKTIME” PËR STINORIN 2019/20 NË SUPERLIGË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

EKIPET MË TË MIRA NË BLLOKADA

Bllokun unik dhe ekskluziv të ASIST-it, me analiza që në asnjë medium tjetër shqiptar nuk mund ta gjeni, po e përmbyllim me skuadrën e cila ka shpërndarë më së shumti banane. Ponte Prizreni ishte ekipi që ua terroi më së shumti rivalëve të tyre dhe me
mesatare prej 3.2 bllokadave për ndeshje ishte top skuadra bllokuese. E bllokada me të lirë sivjet kanë shpërndarë edhe therandasit e Golden Eagle Yllit me mesatare prej 2.6 bllokadave ndërsa të disponuar për t’ua terruar kundërshtarëve ishin edhe lojtarët e Lipjanit të cilët zënë vendin e tretë me 2.5 bllokada për ndeshje. Isht3e kjo një statistikë interesante pasi që në mesin e tri skuadrave më të mira bllokuese kemi dy skuadrat që ishin në zonën e largimit nga Superliga, Nikli dhe Lipjani. Krejt në fund, në pozitat 4 dhe 5 u renditen Bashkimi dhe Rahoveci me shifra identike prej 2.1 bllokadave për ndeshje.

EKIPET MË TË MIRA NË BLLOKADA

Ponte Prizreni 3.2 blk pn
Golden Eagle Ylli 2.6 blk pn
Lipjani 2.5 blk pn
Bashkimi 2.1 blk pn
Rahoveci 2.1 blk pn

Komentet janë të mbyllura.