Basketboll

KUSH JANË TOP-SNAJPERISTËT ME REKORD PËR NJË NDESHJE SIVJET? [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Sa i përket Top-snajperistëve për tri pikë, rekordin në një ndeshje e mbanë Demarkus Stuckey i Lipjanit. me 9 tetor kundër Ponte Prizrenit ai shënoi 9 copë. I dyti në listë është Stivie Clark i Bashkimit i cili koshin e rivalëve lokal të Ponte Prizrenit e bombardoi 8 herë nga 13 tentime kurse plejmejkeri i Feronikelit Ty Garland, që ishte më meritori për fitoren sensacionale të Feronikelit ndaj Bashkimit në finish të sezonit vjeshtor, me 21 dhjetor, realizoi po ashtu 8 treshe por nga 17 tentime. 8 treshe në një ndeshje i shënoi edhe Stivie Clark i Bashkimit që për herë të dytë futet në kte listë, kësaj radhe në pozitën e katërt pasi ju deshën 19 tentime, në ballafaqimin e 7 nëntorit, me Feronikelin. Dhe Top-5shën e mbyll ai i cili e hapi, Demarkus Stuckey i Lipjanit. Në duelin e 23 nëntorit kundër Rahovecit, ai qëlloi 8 treshe por për këtë ju desh të tentoi 23 herë.

TOP LISTA INDIVIDUALE: REKORD I TRESHEVE NË NJË NDESHJE

DEMARCUS STUCKEY BOMBARDUESI I PAMËSHIRSHËM PËR 3 PIKË

1. DEMARCUS STUCKEY (LIP) 9/14
2. STEVIE CLARK (BASH) 8/13
3. TYRON GARLAND (FER) 8/17
4. STIVIE CLARK (BASH) 8/19
5. DEMARCUS STUCKEY (LIP) 8/23

Komentet janë të mbyllura.