LISTA E TOP-5 LOJTARËVE ME REKORD TË DYSHEVE NË NJË NDESHJE [VIDEO+LAJM]
Sa i përket dysheve të shënuara në një ndeshje, Top-5shit i prinë Nigel Johnson i Pejës i cili me 1 mars ndaj Golden Eagle Yllit realizoi 14 dypikësha nga 18 tentime ndërsa pas tij vjen Tamas Bruce i Lipjanit me po ashtu 14 dyshe por nga 23 tentime, në ndeshjen e 18 janarit, me Rahovecin. Në pozitën e tretë është Besnik Azemi i Trepçës që ka shënuar 13 dyshe nga 18 tentime në duel me Lipjanin, më 6 nëntor 2019 kurse i katërti është Fahro Alihoxhiq i Sigal Prishtinës me 13 dypikësha nga 20 tentime, kundër Ponte Prizrenit me 16 nëntor të vitit të kaluar. Top-5shën e përmbyll Devaughn Jenkins me po ashtu 13 dyshe të shënuara por nga 22 tentime, në duelin ndaj Feronikelit të zhvilluar me 27 tetor 2019.
TOP LISTA INDIVIDUALE: REKORD I DYSHEVE NË NJË NDESHJE
JOHNSON DHE BRUCE MBRETËR TË DYPIKËSHAVE SIVJET
1. NIGEL JOHNSON (PEJ) 14/18
2. TAMAS BRUCE (LIP) 14/23
3. BESNIK AZEMI (TRE) 13/18
4. FAHRO ALIHOXHIQ (SPR) 13/20
5. DEVAUGHN JENKINS (LIP) 13/22
Komentet janë të mbyllura.