Basketboll

ALOJA MË I MIRË VENDOR I STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Për zgjedhjen e alosë më të mirë vendore sivjet patëm konkurrencë të madhe dhe ishte mjaftë vështirë për ta përzgjedhur sepse diferenca në statistika ishte tepër e vogël ndërmjet të dy mitrovicasve, Drilon Hajrizit që është kapiten i Pejës dhe Samir Zekiqit që luan për Golden Eagle Yllin. Ishin detajet ato që vendosën që, alo më e mirë vendore sivjet të shpallet kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi. Driloni për shkak të lëndimit që pati luajti vetëm 15 ndeshje por në shfaqjet e tij, sidomos në ndeshjet derbi, ishte vendimtar për fitoret e Pejës dhe sezonin e përmbylli me mesatare prej 16.8 pikë, 8.7 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve duke vjedhur mesatarisht 1.3 topa , për çka pati indeks prej +20. Po ashtu, Driloni mbanë rekordin e pikëve të shënuara në një duel sivjet me 43 pikë të realizuara kurse duhet theksuar se u përzgjodh 4 herë në 5shen e Javës dhe 1 herë MVP i Javës.

Pozita e alosë më të mirë vendore, ishte pozita më e vështirë për tu përzgjedhur, për faktin se në garë të ngushtë për këtë pozitë ishin, dy basketbollistët mitrovicas, por në skuadra të ndryshme, Drilon Hajrizi e Samir Zekiqi. Kjo bëri që përzgjedhja e më të mirit në këtë pozitë, nga stafi i ASISTIT të vendoset me detaje. Driloni kishte mesatare më të mirë në kërcime, asistime, topa të vjedhur, bllokada, si dhe në indeksin mesatar, përderisa Zekiqi printe në mesatare të pikëve, tentime për dy pikë, për tre pikë dhe në gjuajtje të lira ishin fiks të barabartë. Patjetër duhet cekur se Hajrizi ishte 4 herë në 5-she të javës dhe 1 herë MVP nga ASISTI. Përderisa, Zekiqi ishte 3 herë në 5-she të javës. Dhe në fund, duke i mbledhur të gjitha këto statistika, Kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi u zgjodh – Alo më i mirë vendor i stinorit të Superligës së Basketbollit të Kosovës nga ASISTI.

KRAHASIM:

ALO VENDORE 2019/20:  DRILON HAJRIZI ( PEJA)

16.8 P, 8.7 KRC, 3.2 AST, 1.3 TVJ, +20.1 (4 HERË NË 5-SHE DHE 1HERË MVP I JAVËS)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

SAMIR ZEKIQI – GOLDEN EAGLE YLLI

19.2 P, 5.3 KRC, 2.8 AST, 0.8 TVJ +18.3 (3 HERË NË 5-SHE)

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.