ALO QENDRA MË E MIRË VENDORE E STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]
Prishtinë(AsistiOnline) – Në pozitën e alos më i miri sivjet ishte Fisnik Rugova i Sigal Prishtinës i cili këtë sezon në disa ndeshje ishte vendimtar në fitoret e kaltër e bardhëve duke u shndërruar në shtyllë të suksesit dhe motivues për bashkëlojtarët e tij, në kohën kur prishtinasit sivjet, jo rrallë herë, patën krizë të lojës, gjë e cila kryeqytetasve nuk ju ka ndodhur viteve të fundit.
Fisi në 22 ndeshje luajti me mesatare prej 10.1 pikë, kërceu 5.2 herë, kishte mesatarisht 1.6 asistime dhe 0.7 topa të vjedhur dhe 1 herë është përzgjedhur në 5-sshen e Javës.
Në garë për pozitën e alo-qendrës vendore, Fisi ka qenë edhe me Alban Veselin e Rahovecit dhe Ujkan Karanezin e Bashkimit, por dallueshmëria e Fisit në disa prej mesatareve si, tentimet për dy pikë, kërcimet, asistimet e indexi mesatar, bënë që basketbollisti i kryeqytetasve të prijë në statistika dhe pashmangshëm vendoset në pozitën e alo-qendrës më të mirë vendore.
KRAHASIM:
ALO QENDRA VENDORE 2019/20: FISNIK RUGOVA (SIGAL PRISHTINA)
10.1 P; 5.2 KRC; 1.6 AST; +10.4 (1 HERË NË 5-SHE TË JAVËS)
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________
ALBAN VESELI – RAHOVECI
10.8 P, 4.8 KRC, 1.4 AST, 1.2 TVJ, +10.3 (1 HERË NË 5-SHE TË JAVËS)
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________
UJKAN KARANEZI – BASHKIMI
9.4 P, 6.0 KRC, 1.4 AST, 1.4 TVJ, +8.5
[VIDEO]:
Komentet janë të mbyllura.