Basketboll

FUNDORI MË I MIRË VENDOR I STINORIT NË KOSOVË[VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori vendor më i mirë për edicionin që lamë pas nesh shpallet Dardan Berisha që sivjet luajti për dy skuadrat e mëdha kosovare, fillimisht për Sigal Prishtinën e pastaj u kthye në vendlindje, në Pejë. Dardani në vjeshtë u paraqit për kryeqytetasit ndërsa në pranverë u rikthye tek Peja me të cilën e fitoi edhe Kupën e Kosovës. Dardani për 14 ndeshje të zhvilluara në sezonin 2019/2020 pati mesatare prej 18.6 pikëve, 4.2 kërcime duke realizuar 3.6 asistime dhe e përfundoi sezonin me index prej +21.0 Realisht, Dardani në këtë pozitë me lojtarët vendorë nuk pati pothuajse fare konkurrencë sepse duke qenë 5 herë në 5-sshe të javës dhe 1 herë MVP në ASIST ishte larg më i mirë se gjithë tjerët dhe shpallet fundori më i mirë vendor për sezonin 2019/2020.

Në garë për pozitën e fundorit më të mirë vendorë, Dardani ishte në garë edhe me Mikaile Tmusiqin e Prishtinës e Altin Morinën e Rahovecit, por fundori pejanë ishte bindshëm kryesues, pasiqë ishte 5 herë në 5-she të javës dhe 1 herë MVP nga përzgjedhjet e ASISTIT. Përpos tyre, Dardani prinë bindshëm para Tmusiqit e Morinës edhe në mesataren e pikëve, gjuajtjeve të lira, bllokadave, si dhe indeksit mesatar dhe mbi të gjitha Dardani në shumë ndeshje ishte deçiziv në fitoret e skuadrave ku luajti sivjet(Prishtina/Peja) dhe kjo e bën atë të jetë si fundori më i mirë vendor i stinorit. 

KRAHASIM:

DARDAN BERISHA – (SIGAL PRISHTINA/PEJA)

18.6 P; 4.2 KRC; 3.6 AST; +21.0 (5 HERË NË 5-SHE DHE 1HERË MVP I JAVËS)


MIKAILE TMUSIQ – SIGAL PRISHTINA

11.5 P, 5.0 KRC, 3.7 AST, +14.9


ALTIN MORINA – (GOLDEN EAGLE YLLI / RAHOVECI)

10.7 P, 3.4 KRC, 5.1 AST, +12.8

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.