Basketboll

PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT TË SUPERLIGËS SË KOSOVËS [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTInë emisonin e fundit për këtë edicion që u transmetua të hënën mbrëma në Art Sport 1 si dhe Klan Kosova, ka përzgjedhur pesëshen më të mirë vendore të stinorit në Superligën e Kosovës në Basketboll.

 

      5-SHJA DHE MVP – SEZONI 2019/20

PLAYMAKERI I SEZONIT 2019 – 2020 __ Malcolm Canada – Ponte Prizreni

Plejmejkeri më i mirë i Superligës së Kosovës në Basketboll për edicionin e ndërprerë 2019-2020 shpallet amerikani i Ponte Prizrenit, Malcolm Canada i cili me lojërat e shkëlqyeshme në pjesën e parë të kampionatit arriti të bëjë diferencën duke përfunduar duelet me shifra fantastike dhe ishte shpallur si MVP i vjeshtës.
Pas 3 cikleve të zhvilluara, Canada pati mesatare prej 22.9 pikëve për ndeshje, realizoi mesatarisht 6.8 kërcime, 6.4 asistime dhe rrëmbeu mesatarisht 2.4 topa në përballje duke tubuar index mestar fenomenal prej +28.5. Po ashtu duhet theksuar se kte edicion, Canada së bashku me Valon Bunjakun ishin dy lojtarët e vetëm që kompletuan shifrat magjike triple-double ndërsa 3 herë u zgjodh në në 5-shen më të mirë të Javës dhe 1 herë e fitoi epitetin e Lojtari më të mirë apo MVP-së së javës në ASIST.
Gjitha këto, Malcom Canadan e bëjnë pleymeykerin më të mirë sivjet në Superligë ndërsa pati konkurrencë të jashtëzakonshme me Demarkus Stuckeynë e Lipjanit, DJ Hanes të Trepçës, Divine Milesin e Sigal Prishtinës dhe Valon Bunjakun e Golden Eagle Yllit .

FUNDORI I SEZONIT 2019 – 2020 __ Cory Ross – Bashkimi

Fundormë i mirë për edicionin që e lam pas nesh shpallet Corey Raley-Ross i Bashkimit i cili menjëherë pas transferimit në Sezai Surroi fitoi besimin e plotë të Ilmen Bajrës dhe u shndërrua në një nga pikat më të forta të portokallinjve prizrenas duke shënuar mesatare prej 18.6 pikëve në ndeshje, 6.2 kërcimeve, 4 asistimeve dhe dy topave të vjedhur . Për këtë lojë gjatë 23 ndeshjeve që i zhvilloi, ai tuboi indeksin e shkëlqyeshëm mesatar prej +22. Duhet potencuar po ashtu se Ross zuri vend në 5-shen më të mirë të Javës në ASIST 4 herë.
Krejt në fund të thesmi se, për shpalljen e fundorit më të mirë sivjet, Corey Raley Ross kishte konkurrent të fortë Dardan Berishën dhe përkundër mesatarës identike të pikëve të shënuara, vendimtare që Ross të shpallet fundori më i mirë ishin mesatarja më e mirë e tij e kërcimeve, asistimeve, si dhe indeksi më i lartë mesatar në 23 ndeshje për dallim nga Dardani që pati mesataret më të ulëta dhe sivjet zhvilloi në total 16 ndeshje për Prishtinën dhe më pas Pejën.

ALO I SEZONIT 2019 – 2020 __ Henrik Shirko – Peja

Alo më e mirë sivjet pa asnjë dyshim ishte Henrik Shirko i Pejës i cili mahniti me lojërat e tij duke arritur të shpallej edhe MVP i Kupës së Kosovës, trofe ky të cilin e fitoi Peja dhe që doli të jetë trofeu i vetëm në sezonin e ndërprerë të basketbollit kosovar.
Shirko zhvilloi të gjitha 24 duelet në Superligë dhe shënoi mesatare prej 17.9 pikëve, 9.1 kërcimeve , 3.6 asistimeve dhe rrëmbeu 1.5 topa për ndeshje duke fituar vlerën mesatare të indeksit prej +21,1.
Shirko që sipas vlerësimit të ASISTIT, sivjet ishte lojtari më kualitativ i huaj në elitën e basketbollit kosovar, 5 herë zuri vend në 5-shen e Javës dhe 2 herë u shpall MVP.
Konkurrencë të fortë për ta fituar epitetin e alo-së më të mirë të stinorit, Shirko pati në bashkëlojtarin e tij, Drilon Hajrizin, mirëpo ishin dallimet e vogla në mestaren e pikëve, kërcimeve, asistimeve dhe indeks, ato që i siguruan vendin në pesëshen më të mirë të sezonit.

ALO QENDRA E SEZONIT 2019 – 2020 __ Terik Bridgeman – Bashkimi

Alo më i mirë i këtij kampionati shpallet fluturuesi i Bashkimit ,Terik Bridgeman.
Bridgeman ishte enigmë e pazgjidhur për kundërshtarët qoftë në sulm apo mbrojtje. Fluturimet e tij atraktive që përfundonin me ngulitje fantastike në sulm dhe nga ana tjetër, bllokadat monstruoze në mbrojtje që shpeshherë përfundonin në vendin e parë të Top Aksioneve të ASISTIT, Bridgemanin e bënë një prej lojtarëve më të rrezikshëm dhe më atraktiv sivjet.
Ai ishte kosh-shënuesi i dytë më i mirë i Bashkimit sivjet me mesatare prej 18.6 pikëve për ndeshje ndërsa me mesatare prej 9,3 kërcimeve ishte në mesin e pesë kërcyesve më të mirë të Superligës. Gjithashtu, ai pati mesatare prej 1.7 asistimeve, 1 top të rrëmbyer dhe 1 bllokade për ndeshje.
Me gjitha këto shifra, ai vlerësua me indeks mesatar tejet të lartë prej +23,4.
Po ashtu duhet veçuar faktin se, në 22 paraqitjet e tij, Bridgeman realizoi 9 dyshifror të dyfishtë, 8 herë zuri vend në pesëshen më të mirë të Javës dhe 1 herë u shpall MVP.
Për dallim nga pozitat tjera, në pozitën e alo-qendrës, Terik Bridgeman ishte i padiskutueshëm.

QENDRA E SEZONIT 2019 – 2020 __ Urim Zenelaj – Ponte Prizreni

Krejt në fund, ngjashëm me pozitën e alo-qendrës ku Bridgeman ishte pa konkurrencë, edhe në në pozitën e qendrës dilema nuk pati fare sepse sivjet, mbret në brendi të zonës së ngjyrosur ishte gjiganti i Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj.
Urimi sivjet luajti stinorin më të mirë të karrierës së tij dhe u paraqit në të gjitha 24 ndeshjet e skuadrës së tij në Superligë duke e përfunduar këtë edicion të papërfunduar me double double mesatare fantastike prej 13,8 pikëve dhe 14,5 kërcimeve, si qendra më dominuese e elitës së basketbollit kosovar që ishte një makth i vërtet edhe në mbrojtje me mesatare prej 2 bllokadave njëherësh duke e mbajtur edhe rekordin e bananeve për një ndeshje sivjet, me 7 banane të nxehta. Ai po ashtu pati mesatare të mirë prej 3 asistimeve dhe për të gjitha këto të arritura u vlerësua me indeks mesatar fenomenal prej +28.3.
Gjithashtu duhet potencuar se Urim Zenelaj sivjet mbanë edhe rekordin e prezencës në 5-shen më të mirë të Javës dhe shpalljen e MVP-së.
Fal performansave të tij fantastike, Urimi u shpall plotë 11 herë në 5-sshen e Javës në ASIST dhe nga këto, 5 herë e meritoi titullin e MVP-së.
Në përmbyllje, duhet thënë se në 24 ndeshjet që i luajti Urimi vendosi rekord të double doublave pasi kompletoi 14 sosh ndërsa veqojmë atë prej 25 pikëve e 25 kërcimeve që ishte i dyti më monstruoz sivjet.
Në garë për epitetin e qendrës më të mirë, Urimi ishte dukshëm më i mirë se rivalët e drejtpërdrejt, Alihoxhiqi i Sigal Prishtinës dhe Jameel Mckay i Golden Eagle Yllit.

5SHJA DHE MVP I STINORIT 2019-2020

PLAYMAKERI I SEZONIT 2019/20 :       MALCOLM CANADA (PONTE PRIZRENI)

22.9 P; 6.6 KRC; 6.4 AST; 2.4 TVJ; +28.5 / MVP I VJESHTËS

 

FUNDORI I SEZONIT 2019/20 :   COREY RALEY – ROSS (BASHKIMI)

18.6 P; 6.2 KRC; 4.6 AST; 2.0 TVJ; +22.0 (4 HERË 5-SHE TË JAVËS)

 

 

ALO E SEZONIT 2019/20: HENRIK SHIRKO ( PEJA)

17.9 P; 9.1 KRC; 3.6 AST; 1.5 TVJ; +21.1 (6 HERË NË 5-SHE DHE 2HERË MVP I JAVËS)

 

ALO QENDRA E SEZONIT 2019/20:  TERIK BRIDGEMAN (BASHKIMI)

18.6 P; 9.3 KRC; 1.7 AST; 1.0 TVJ; 1.0 BLK; +23.4 (8 HERË 5-SHE DHE 1HERË MVP)

 

QENDRA E SEZONIT 2019/20:     URIM ZENELAJ (PONTE PRIZRENI)

13.8 P; 14.5 KRC; 3.0 AST; 2.0 BLK; +28.3 (14 D.D. , 11 HERË 5-SHE DHE 5 HERË MVP)

Komentet janë të mbyllura.