Basketboll

PLEJMEJKERI MË I MIRË I STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Plejmejkeri më i mirë i Superligës së Kosovës në Basketboll për edicionin e ndërprerë 2019-2020 shpallet amerikani i Ponte Prizrenit, Malcolm Canada i cili me lojërat e shkëlqyeshme në pjesën e parë të kampionatit arriti të bëjë diferencën duke përfunduar duelet me shifra fantastike dhe ishte shpallur si MVP i vjeshtës.
Pas 3 cikleve të zhvilluara, Canada pati mesatare prej 22.9 pikëve për ndeshje, realizoi mesatarisht 6.8 kërcime, 6.4 asistime dhe rrëmbeu mesatarisht 2.4 topa në përballje duke tubuar index mestar fenomenal prej +28.5. Po ashtu duhet theksuar se kte edicion, Canada së bashku me Valon Bunjakun ishin dy lojtarët e vetëm që kompletuan shifrat magjike triple-double ndërsa 3 herë u zgjodh në në 5-shen më të mirë të Javës dhe 1 herë e fitoi epitetin e Lojtari më të mirë apo MVP-së së javës në ASIST.
Gjitha këto, Malcom Canadan e bëjnë pleymeykerin më të mirë sivjet në Superligë ndërsa pati konkurrencë të jashtëzakonshme me Demarkus Stuckeynë e Lipjanit, DJ Hanes të Trepçës, Divine Milesin e Sigal Prishtinës dhe Valon Bunjakun e Golden Eagle Yllit .

Në garë për plejmejkerin më të mirë të stinorit në Superligën e Basketbollit të Kosovës, Malcom Canada ishte në garë edhe me 4 basketbollistë të tjerë(Stuckey-Lipjani, Hanes-Trepça, Myles-Prishtina e Bunjaku-Ylli). Por mesatarja më e mirë e fundorit të Ponte Prizrenit në shumicën e rubrikave(gjuajtjet për 2, gjuajtjet e lira, kërcimet, topat e vjedhur, bllokadat) dhe mbi të gjitha indeksi mesatar i efikasitetit(+28.5), shtoja këtu edhe 3 herë pjesëmarrës në 5-shen e javës dhe 1 herë MVP në përzgjedhjet e ASISIT, si dhe ndikimi i madh i Canadas në lojën e ekipit të Arbnor Rifatit, bënë që lojtari i Ponte Prizrenit të jetë pashmangshëm në këtë pozitë.

KRAHASIM:

MALCOLM CANADA PONTE PRIZRENI

22.9 P; 6.6 KRC; 6.4 AST; 2.4 TVJ; +28.5 / MVP I VJESHTËS

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

DEMARCUS STUCKEY – LIPJANI

29.9 P, 5.7 KRC, 7.0 AST, 1.9 TVJ, +26.7 (3 HERË NË 5-SHE, 1 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

DJ HANES – TREPCA

24.2 P, 5.2 KRC, 2.4 AST, 1.4 TVJ, +24.3 (3 HERË NË 5-SHE, 1 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

DIVINE MYLES – PRISHTINA

20.2 P, 4.9 KRC, 5.9 AST, 1.3 TVJ, +23.4 (2 HERË NE 5-SHË, 2 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

VALON BUNJAKU – YLLI

16.2 P, 5.5 KRC, 6.1 AST, 2.0 TVJ, +19.6 (8 HERË NE 5-SHE, 3 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.