Basketboll

QENDRA MË E MIRË E STINORIT NË KOSOVË [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Krejt në fund, ngjashëm me pozitën e alo-qendrës ku Bridgeman ishte pa konkurrencë, edhe në në pozitën e qendrës dilema nuk pati fare sepse sivjet, mbret në brendi të zonës së ngjyrosur ishte gjiganti i Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj.
Urimi sivjet luajti stinorin më të mirë të karrierës së tij dhe u paraqit në të gjitha 24 ndeshjet e skuadrës së tij në Superligë duke e përfunduar këtë edicion të papërfunduar me double double mesatare fantastike prej 13,8 pikëve dhe 14,5 kërcimeve, si qendra më dominuese e elitës së basketbollit kosovar që ishte një makth i vërtet edhe në mbrojtje me mesatare prej 2 bllokadave njëherësh duke e mbajtur edhe rekordin e bananeve për një ndeshje sivjet, me 7 banane të nxehta. Ai po ashtu pati mesatare të mirë prej 3 asistimeve dhe për të gjitha këto të arritura u vlerësua me indeks mesatar fenomenal prej +28.3.
Gjithashtu duhet potencuar se Urim Zenelaj sivjet mbanë edhe rekordin e prezencës në 5-shen më të mirë të Javës dhe shpalljen e MVP-së.  Fal performansave të tij fantastike, Urimi u shpall plotë 11 herë në 5-sshen e Javës në ASIST dhe nga këto, 5 herë e meritoi titullin e MVP-së. Në përmbyllje, duhet thënë se në 24 ndeshjet që i luajti Urimi vendosi rekord të double doublave pasi kompletoi 14 sosh ndërsa veqojmë atë prej 25 pikëve e 25 kërcimeve që ishte i dyti më monstruoz sivjet.
Në garë për epitetin e qendrës më të mirë, Urimi ishte dukshëm më i mirë se rivalët e drejtpërdrejt, Alihoxhiqi i Sigal Prishtinës dhe Jameel Mckay i Golden Eagle Yllit.

Në pozitën e qendrës, përkundër statistikave të mira të Fahro Alihoxhiqit dhe Jameel McKay-it, qendra gjigante vendore Urim Zenelaj ishte i pakonkurencë dhe i pandalshëm, duke e dominuar trapezin në basketbollin tonë. Në krahasim me Alihoxhiqin e McKay, Zenelaj priu në dy pikësha, kërcime, asistime, bllokada, si dhe index mesatar. Urimi theu të gjitha rekordet në basketbollin e Kosovës sa i përket 5-shes së javës dhe MVP-së në ASIST, sepse ishte plotë 11 herë në 5-she të javës, ndërsa 5 herë u zgjodh MVP. Të gjitha këto e bëjnë Urim Zenelajn bindshëm, qendra më e mirë e stinorit në Kosovë.

KRAHASIM:

QENDRA E SEZONIT 2019/20:     URIM ZENELAJ (PONTE PRIZRENI)

13.8 P; 14.5 KRC; 3.0 AST; 2.0 BLK; +28.3 (14 D.D. , 11 HERË 5-SHE DHE 5 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

FAHRO ALIHOXHIQ – PRISHTINA

16.4 P, 11.0 KRC, 2.1 AST, 1.0 TVJ, +23.8 (6 HERË NE 5-SHE TË JAVËS, 1 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

JAMEEL MCKAY – YLLI

12.8 P, 10.7 KRC, 1.2 AST, 0.8 TVJ, +20.2 (3 HERË NË 5-SHE TË JAVËS, 1 HERË MVP)

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.