EKSKLUZIVE: INTERVISTA ME SELEKTORIN E KOSOVËS – CHRISTOS MARMARINOS
Prishtinë(AsistiOnline) – Të hënën që lamë pas, ASISTI zhvilloi episodin e fundit për këtë stinor dhe përmbajtja e emisionit ishte ekskluzive, përfshirë këtu edhe një intervistë nëpërmes Skajpit me selektorin e Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos.
Në vijim ju sjellim pjesën e parë të kësaj interviste në formë të shkruar:
Trajner mirë se u kthyet në ASIST edhe pse në formë të re, si është bërë trendi i ri, përmes Skajpit. Kanë kaluar gati dy muaj prej se keni debutuar me sukses me Përfaqësuesen e Kosovës, me dy fitore kundër Islandës dhe Luksemburgut mirëpo po na duket sikurse ishin dy shekuj për shkak të kësaj pandemie me COVID e cila na ka ç’orientuar. Së pari më tregoni si jeni ju, familja dhe miqtë?
Çdo gjë është në rregull, jemi shëndosh dhe po qëndrojmë brenda në shtëpi. Kemi mënyra të reja të komunikimit dhe natyrisht, përditshmëria është plotësisht më ndryshe mirëpo kjo është edhe mundësi për ne që të bashkohemi me njerëzi në mënyra të reja.
”E vërtet, kjo po ndodh kështu në tërë botën por si është situata në Athinë? A keni masat të rrepta kufizuese ? Si po e kaloni atje?
Masat janë shumë të rrepta. Nëse dojmë të dalim duhet t’i dërgojmë mesazh Qeverisë dhe mund të dalim jashtë për arsye të rëndësishme . Shumica e vendeve janë të mbyllura dhe janë duke diskutuar rihapjen e disa prej tyre me 11 Maj . Askush nuk lejohet të largohet nga regjioni apo prefektura. Nëse kaloni tek sportelet për pagesën e taksës rrugore dhe nuk jeni të pajisur me leje speciale , ju ndalin, ju marrin patent shoferin, tabelat dhe gjobiteni me 300 euro. Pra, masat janë të rrepta, në çdo kohë duhet të keni letërnjoftimin me vete dhe gjithmonë të tregoni mesazhin sms apo letrat që i keni parashtruar për dalje. Është shumë strikt mirëpo për këtë arsye nuk kemi shumë të sëmurë”.
Ti kthehemi basketbollit me shpresë se do të kthehemi së shpejti në parkete. Ju ishit mysëafirë në ASIST në prag të ndeshjeve me Islandën dhe Luksemburgun, të cilat Kosova i fitoi nën udhëheqjen tuaj. Ishin këto dy fitore me rezultate të ngushta dhe ishin dy ndeshje shumë të vështira por më e rëndësishme është se ne i fituam dhe e filluam kampanjën me 2 fitore. Më pas nuk patëm rastin të bashkëbisedojmë dhe t’i analizojmë në ASIST. Tash, nga kjo perspektivë, na tregoni se cilat janë anët e forta dhe dobësitë e skuadrës tonë.
”Fillimisht dua të flas për fitoret. Po të më pyesni se si do të dëshiroja të fitoja, kjo do të ishte mënyra ime e preferuar për t’i fituar ndeshjet sepse nëpërmjet fitoreve të vështira në minutat dhe sekondat e fundit, këto e tregojnë karakterin e skuadrës. Pasi ne kemi një perspektivë afatgjatë dhe ne fituam këso lojëra, ne tashmë ndërtuam karakterin tonë dhe kiminë se si luajmë së bashku. Jam shumë i lumtur që ndeshjet i fituam në këtë mënyrë dhe kjo është ajo që kemi pritur dhe e kemi biseduar me lojtarët se, do të vendoset në posedimet e fundit.
Forca e jonë vjen nga karakteri i lojtarëve dhe besoj se ne duhet të punojmë më tepër për të shfrytëzuar vlerat m,ë të mira të secilit prej lojtarëve. Më e rëndësishme për këtë skuadër sikurse për gjitha shtetet në regjionin e Ballkanit është që të qëndrojmë të bashkuar . Kur qëndrojmë të bashkuar atëherë jemi të aftë për të bërë shumë gjëra. Unë nuk jam magjistar dhe nuk kam ardhur në skuadër për të ndryshuar çdo gjë dhe për të imponuar planin tim si diktator dhe fuqia e ekipit qëndron në karakterin e lojtarëve”.
Ndërsa dobësitë e skuadrës gjatë këtyre dy ndeshjeve?
”Sa i përket dobësive, nuk dëshiroj të flas shumë për basketboll sepse këta djem e kanë dhënë maksimumin e tyre për të fituar por nuk e kanë përvojën. Shumica e tyre nuk e kanë përvojën e nivelit të lartë dhe garave të forta evropiane edhe pse disa prej tyre janë mësuar që t’i mposhtinë me rezultat të thellë rivalët në Superligën e Kosovës dhe ky është disavantazhi më i madh i kësaj skuadre e cila, përveq në raste kur kanë epërsi të thellë, në të kundërtën shihej se ju mungon eksperienca për t’i fituar ndeshjet e ngushta.
Prandaj jam shumë i lumtur për shkak se në këto dy ndeshje ne e shijuam ndjenjën se si është të fitosh përballjet e vështira”.
Një gjë të cilën e kemi vërejtur në këto dy ndeshje, posaçërisht kundër Islandës, ka qenë fakti se i keni inkuadruar pothuaj gjithë lojtarët që i kishit në dispozicion? Kjo ishte interesante sepse më parë nuk kishte ndodhur.
”Po kjo ka qenë ideja sepse askush më nuk luan me pak lojtar në basketbollin modern, jo nëse dëshiron të luan me intensitet të lartë.
Për ne nuk është me rëndësi se cili lojtar është në fushë por kontributi i tij për ekipin. Këtë edhe e kam kërkuar nga lojtarët. Ju tash se të gjithë janë të rëndësishëm dhe gjithë do të luajnë prandaj nuk është me rëndësi nëse do të luajnë 3, 5 apo 15 minuta…jepni maksimumin , kërkoni zëvendësimin, do t’ju nxjerr e t’ju pushoj dhe do t’ju kthej prapa në lojë. Ky është shpirti ekipor që e dua për të gjithë djemtë përfshirë edhe ata që nuk janë në dymbëdhjetëshe apo edhe ata që luajnë për të rinj nën 20 apo 18. Askush nuk duhet të përjashtohet.Ne jemi një familje dhe secili e ka rolin e vet në këtë familje. Do të kërkoj maksimumin nga secili dhe kështu do të luajmë në të ardhmen”
Po, kjo taktikë doli të jetë e suksesshme. Të kthehemi konkretisht tek ndeshja kundër Islandës kur nju arritët të ndalni armën kryesore të saj, kundërsulmet e shpejta , sulmet e hershme dhe atë pikun e hershëm me të cilin arrinin të përmbysnin kundërshtarët në çerekun fillestar. Ju e ndalet dhe patët sukses. Si e shihni ju?
”Synimi jonë ishte tranzicioni. E kam parë nga ndeshjet e para të Kupës kur isha në Rahovec se si luajnë lojtarët tanë. E kam vërejtur se e kanë problem mbrojtjen tradicionale për shkak se fundorët ishin të etur për ta marr topin, fundorët shkonin për kërcim në sulm apo për të vjedhur topa dhe kjo e bënte mbrojtjen tonë të cenueshme dhe e ekspozonte ndaj sulmit. Prandaj para ndeshjes me islandez qëllimi ishte ta heqim shprehin që të shkojnë për të vjedhur topin apo për kërcim një sulm dhe të kuptojnë se fundorët ashtu si gjithë të tjerët, e kanë rolin e caktuar dhe nëse vetëm njëri e thyen rolin e tij atëherë katër të tjerë do të duken shumë keq në parket. Pra, duhet të thyhet vetëm një hallkë dhe zinxhiri këputet.
Prandaj, ne dëshironim që fundorët tanë të kthehen në mbrojtje dhe të kontrollojnë tranzicionin dhe këtë e kanë bërë. Ne e dinim se na mungonte fuqia dhe shtatëlartësia në qendër, posaçërisht kur u lëndua Shon Jones dhe e dinim se do të na bluanin. U detyrova që 4shin tonë Gëzim Morinnën ta vendosi në qendër dhe ishte ky një pozicionim që ka mundur të përfundoj edhe keq për neve: ne kundër Hlinasonit jashtë apo ata me Hlinasonin brenda. Dhe kjo bluarje konstante pati sukses pasi ne ndërruam 3-4 lojtar në Hlinasonin dhe ai në fund të ndeshjes luante vet dhe jo lojë ekipore dhe kështu ne e fituam ndeshjen”.
Po, dhe në sulm ne shënuam 14 treshe apo 42 pikë që është më shumë se gjysma e totalit pasi fituam 80:78 kurse dueti Dardani dhe Driloni shënoi 10 nga këto 14 treshe duke kombinuar 34 pikë.
Ishin tandem goxha i mirë?
”PO! Ata janë lojtarë më me eksperiencë në skuadër dhe janë ata që na bartën në këto dy ndeshjet e fundit. Ata e din rolin e tyre por mos harroni se ata luajnë një kohë të gjatë për përfaqësuese, kanë eksperiencë ndërkombëtare me skuadrat e tyre prandaj qëllimi im nuk ishte t’i bëja ata të luajnë sepse e dija që ata do ta kryejnë detyrën por qëllimi ishte që 10 tjerët të tregojnë potencialin e tyre dhe të luftojnë në nivelin e tyre dhe kjo ndodhi”. /ASIST
AsistiOnline.com do ju sjellë nesër, pjesën e dytë të intervistës. Nesër përpos pjesës së dytë me tekst, do të poublikohet edhe komplet video e intervistës me sleektorin e Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.