EUROLIGA ME 4 SHTETE SI OPSIONE, PËR VAZHDIMIN E GARAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Gara më e fortë e basketbollit në Evropë, Euroliga – pritet të vazhdojë aktivitetin e saj të ndërprerë nga Pandemia COVID-19 që sivjet përfshiu mbarë botën.
Krerët e garës, kanë ekzaminuar opsione të ndryshme dhe kanë marrë në konsideratë qytete të ndryshme që mund të jenë në gjendje të organizojnë një fazë përfundimtare për përfundimin e sezonit 2019-2020 mes krizës së koronavirusit.
Athina (Greqi), Beogradi(Serbi), Këlni(Gjermani) dhe Kaunas (Lituani) janë katër qytete që janë opsione të Euroligës për ta përfunduar stinorin e sivjetmë. Euroliga dëshiron ta mbyllë sezonin me 18 skuadrat që luajnë të gjitha ndeshjet e mbetura sezonit të rregullt dhe më pas tetë skuadrat më të mira të marrin pjesë në një turne të veçantë apo ”Final Four”.
Euroliga pritet të marrë vendimin e saj përfundimtar për këtë çështje shumë shpejt.
Komentet janë të mbyllura.