Basketboll

NBA PRITET TA SHTYEJ DRAFTIN PËR STINORIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA po e shqyrton mundësinë që ta shtyejë draftimin për lojtarët e rinjë sivjet, shkaku i Pandemisë COVID-19.

Sezoni 2019-20 i NBA-së, mbetet i pezulluar për shkak të Pandemisë së quajtur koronavirus, ndërsa ky virus duket se po detyron krerët e NBA-së të shtyejnë prapa draftin e vitit 2020, fillimisht të planifikuar të mbahej më 25 qershor.

Vendimi për shtyrjen e draftit nga data fillestare e tij për në gusht ose shtator do të bëhet zyrtar në ditë e ardhshme, gjithnjë sipas mediave amerikane që raportuan sot për këtë gjë.

NBA Liga akoma po planifikon të përfundojë sezonin 2019-20, por ende nuk dihen detajet që janë planifikuar nga krerët e garës për përfundimin e stinorit.

Komentet janë të mbyllura.