Basketboll

PESËSHJA MË E MIRË E STINORIT SIVJET NË KOSOVË – SIPAS MARJAN ILIEVSKIT TË RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër përfundimit të stinorit në Superligën e Kosovës, ueb-sajti ekskluziv dhe i vetëm i basketbollit në mbarë shqiptarinë, AsistiOnline.com do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar dhe në rrjedha me gjithçka që ndodhë në basketbollin vendorë dhe të huaj.

Në vazhdën e përzgjedhjeve për më të mirët e stinorit që lamë pas në Superligën e Kosovës në Basketboll, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me trajnerët e skuadrave kosovare sivjet, duke sjellur ekskluzivisht opinionet e tyre për pesëshet më të mira të stinorit sipas mendimeve të tyre.

E nisim me trajnerin maqedonas që sivjet drejtoi Rahovecin, Marjan Ilievski i cili u prononcua për AsistinOnline. Ai ka përzgjedhur këtë pesëshe si më të mirën për sivjet në elitën kosovare të basketbollit:

Malcolm Armstred (KB Peja).

Dardan Berisha (KB Peja).

Darrell Davis (KB Rahoveci).

Henrik Shirko (KB Peja).

Fahro Alihoxhiq (Prishtina). /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.