Basketboll

EKSKLUZIVE: GJITHÇKA PRANË FINALIZIMIT – JA EKIPET QË PRITET TË JENË PJESË E LIGËS MBARËSHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pritjet e gjata për një ligë mbarëkombëtare shqiptare të basketbollit, sipas të gjtha gjasave janë afër fundit, shkruan AsistiOnline.com

AsistiOnline.com nga burime të sigurta dhe anonime, pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka mësuar ekskluzivisht se të dyja institucionet basketbollistike janë duke bashkëpunuar ngushtë rreth finalizimit të projektit për një ligë të përbashkët mbarëkombëtare, që pritet të jetësohet në stinorin e ardhshëm.

Kjo ligë e cila pritet të jetë shumë interesante do të grumbullojë në radhët e veta  shumë ekipe nga Kosova por edhe nga Shqipëria.

AsistiOnline.com ju sjellë ekskluzivisht emrat e ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria që pritet të marrin pjesë në këtë garë:

Kosova:

Sigal Prishtina
Peja
Bashkimi
Trepça
Ylli
Rahoveci
Ponte Prizreni
Feronikeli

 

 

SHQIPËRIA:

Goga Basket

Partizani

Teuta

Tirana

Vllaznia

Elbasani

Kamza. /AsistiOnline

Komentet janë të mbyllura.