Basketboll

LIGA MBARË-KOMBËTARE SHQIPTARE: FLET PËR ASISTIN SEKRETARJA E FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – FBK dhe FSHB kanë filluar pregaditjet rreth krijimit te ligës mbarëkombëtare shqiptare. Këtë e pohoi edhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
 
Në një prononcim ekskluziv për AsistinOnline.com, Dushku tha se përgatitjet janë duke u bërë hap pas hapi dhe deri në muajin Qershor do të kemi një pasqyrë më të qartë dhe definitive. “Jemi ne fazë të parë të përgaditjeve ku jemi duke i shkuar disa opcione të kalendarit të garave. Ne si FBK përgatitjet jemi duke i bërë në mënyrën më profesionale të mundshme kurse këtë javë kemi planifikuar që të fokusohemi në këtë drejtim ndërsa deri në muajin Qershor do të kemi një pasqyrë më të qartë dhe definitive”.
 
Dushku gjithashtu shtoi se ende nuk dihen klubet që do të marrin pjesë në këtë ligë, pasiqë Bordi i FBK-së ende nuk e ka bërë propozimin. “Ende nuk ka asgjë sa i përket emrave të ekipeve. Ekipet që do të marrin pjesë do të konfirmohen nga Bordi i cili e ka të drejtën ekskluzive që ti nominojë ekipet për pjesëmarrje në gara rajonale dhe ndërkombetare”.
 
Ndërsa për fund, sekretarja e FBK-së tha se kjo ligë e përbashkët do të jetë shumë e mirëseardhur për ekipet, shikuesit, sponsorët si dhe për imazhin e të dyja federatave, FBK-së dhe FSHB-së.

Komentet janë të mbyllura.