KOMENTI I KLUBIT TË PEJËS, PËR LIGËN MBARË-KOMBËTARE SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas sinjaleve pozitive për krijimin e një lige mbarë-kombëtare shqiptare edhe klubi i Pejës ka dhënë koment për AsistinOnline rreth kësaj çështje.
Menaxheri i skuadrës së Pejës, Adriatik Rraci i tha AsistitOnline, se klubi pejanë e përkrah këtë ide, porse kampionati vendorë nuk duhet të lihet mbrapa, sepse është shumë i rëndësishëm.
“Mendoj që është levizje e duhur prej të dyja Federatave, besoj që çdo klub kosovar apo nga Shqipëria është përkrahës i fuqishëm i kësaj ideje. Shpresojmë që të kontriboj në zhvillim e basketbollit në përgjithësi. Akoma nuk dihet formati i saktë i kësaj lige, se nga sa ekipe do të nominohen nga Federatat respektive si dhe kalendari i garave sepse nuk duhet të lihen mbrapa kampionatet lokale si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, poashtu shpresojmë që të gjitha ekipet pjesëmarrëse të kenë kualitete të larta ekipore, çka do ta bënte këtë kampionat shumë më interesant dhe të paparashikuar, sidomos në qoftë se ekipet kosovare nuk do të paraqiten në ndonjë garë europiane sezonin e ardhshëm. Mendoj se do ta bënte shumë më interesant ky lloj i ligës sepse e dimë shumë mirë që ndonjëherë kampionati lokal di të jetë shumë monoton, posaqërisht nëse klubet e Kosovës nuk arrijnë të marrin veten dhe të krijojnë buxhet stabil pas kësaj krize nga virusi corona. Shpresojmë që kjo ide të bëhet realitet dhe ti masim forcat edhe me ekipet nga Superliga Shqiptare”, tha Rraci.
Peja është klubi i vetëm që e mbylli këtë stinor me trofe, duke fituar Kupën e Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.