KURTI FLET PËR GJENDJEN TE BASHKIMI, TREGON SE A E PËRKRAHIN LIGËN MBARË-KOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtori sportiv i skuadrës së Bashkimit, Artan Kurti ditën e sotme është deklaruar për AsistiOnline.com
Kurti në bisedën e zhvilluar me redaksinë e AsistitOnline, ka folur për gjendjen e skuadrës prizrenase të Bashkimit pas Pandemisë COVID-19, ndërsa është përgjigjur edhe në pyetjet për ligën mbarë-kombëtare me Shqipërinë.
”Ne vazhdimisht diskutojmë në kryesi lidhur me situatën aktuale në klub pas Pandemisë. Por nuk mundemi të parashikojmë kur do të përfundojë e tëra kjo dhe kur do të kthehemi nëpër palestra sportive. Një gjë e dimë që lojtarët janë total jashtë përgatitjeve fizike, kur dihet se pothuajse qe dy muaj janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre”.
Tutje, Kurti foli për ligën mbarë-kombëtare me Shqipërinë që po flitet në ditët e fundit.
”Edhe pse nuk e di, si do të duket kjo ligë fillimisht dhe sistemi garues. Besoj që kishte me qenë e kapshme për klubet kosovare. Ne në parim e mbështesim, është ide e mirë. Por prioritet i ynë është të dalim nga kjo Pandemi, më pas do të shohim edhe ne si klub, ambiciet tona për sezonën e ardhshme”, përfundoi prononcimin e tij, drejtori sportiv i klubit prizrenas, Artan Kurti.
Të kujtojmë se Bashkimi është skuadra më e vjetër në basketbollin e Kosovës dhe prizrenasit çdoherë i kanë përkrahur iniciativat e mira për basketbollin kosovar dhe më gjerë.
Komentet janë të mbyllura.