LIGA MBARËKOMBËTARE: FLET I PARI I SIGAL PRISHTINËS – SHKËLZEN FETIU
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditëve të fundit është diskutuar edhe zyrtarisht për idenë e krijimit të një lige shqiptare të basketbollit, ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe asaj të Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje, AsistiOnline.com kontaktoi edhe me drejtuesit e të dyja Federatave, Presidentin e FSHB-së, Avni Ponari, por edhe atë të Kosovës, Arben Ferahu dhe sekretaren e FBK-së, Elvira Dushku, që të tre zyrtarisht e pranuan se kjo ligë e shumëpritur qe sa kohë, mund të jetësohet nga stinori i ardhshëm.
Por cili është mendimi i klubit më të trofeshëm kosovar, Sigal Prishtinës sa i përket kësaj lige. AsistiOnline.com kontaktoi me Presidentin e klubit kryeqytetas, Shkëlzen Fetiu i cili foli në emër të klubit për këtë çështje.
“Prishtina edhe në të kaluarën ka qenë PRO-ligës së përbashkët me Shqipërinë. Unë mendoj që kjo ka me i rritë investimet në basketboll dhe sigurisht kjo është pozitive. Konkurenca ka me qenë më e madhe, besoj që është ide e mirë dhe ja vlen që të provohet”, theksoi Fetiu.
AsistiOnline.com pritet të sjellë edhe opinione të tjera nga akterët kosovarë dhe shqiptarë në lidhje me këtë çështje, andaj qëndroni me ne.
Komentet janë të mbyllura.