Basketboll

TRAJNERI I PARTIZANIT TË TIRANËS – FLET PËR LIGËN MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Radhës së prononcimeve për ligën mbarë-kombëtare shqiptare, iu është bashkuar edhe kryetrajneri i klubit shqiptar të Partizanit të Shqipërisë, Arben Fagu.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Fagu është shfaqur tejet pesimist për mundësitë e realizmit të një ideje të tillë.

“Ne kemi kohë që e mendojmë që zgjidhja kryesore pë zhvillimin, mbarë-shqiptar të marëdhënieve kombëtare të basketbollit si në masovizimin e tij, të rritjes së nivelit të basketbollit por dhe në aspektin e marketingut  duke e bërë basketbollin sportin më masiv e popullor në trojet tona. Është një temë që e kemi diskutuar gati 16 vjet përpara por çuditërisht nuk pati asnjë përpjekje nga dy palët e sidomos nga ne. Në këtë moment që flasim është vetëm fjalë dhe e pa realizushme.  Pse nuk është diskutuar asnjëherë në Federatë dhe komunitetin tonë të basketbollit, duhet të mendohet për një staf, federate apo bord për drejtimin e saj. Problemet e statusit dhe rregullores së zhvillimit, diferenca ne nivelin teknik dhe financiarë të skuadrave, problemet e gjykimeve të ndeshjeve dhe më e rëndësishmja situata që jemi tani. Dhe duhet të din që kjo gënjeshtër nuk realizohet, sepse Federata Shqiptare e Basketbollit nuk funksionon sepse i ka mbaruar mandati që më 30 Mars. Falemnderit megjithëse kisha shumë gjëra për të thënë”, mbyll prononcimin, trajneri Fagu.

Komentet janë të mbyllura.