Basketboll

MAXHUNI FLET PËR LIGËN MBARËKOMBËTARE: IDE E QËLLUAR DHE DUHET TA PËRKRAHIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e një lige të përbashkët të basketbollit me Shqipërinë, ka ndezur debate të ndryshme në komunitetin e basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

AsistiOnline.com si portali i vetëm dhe ekskluziv në trojet shqiptare për basketboll, ditëve të fundit po merret enkas me këtë çështje, duke marrë deklarata dhe prononcime të ndryshme nga akterët e basketbollit.

Së fundmi për AsistiOnline.com u prononcua ekskluzivisht, ish-basketbollisti kosovar Besim Maxhuni i cili tash jeton dhe vepron në FInlandë, atje edhe ku e ushtron zejen e trajnerit të basketbollit me shumë sukses.

Prononcimi i plotë i Besim Maxhunit (TEKST+VIDEO):

”Një ide shumë e qëlluar për formimin e kësaj ligës mvarë kombtëtare, shpresoj që do të realizohet, normalisht varet shumë nga krerët tanë të Federatës së Kosovës, poashtu dhe të Shqipërisë. Mund të them se një ligë e re, do të sjellë shumë gjëra pozitive, por kur munden estonezët dhe letonezët që kanë ligen e vetë, pse dhe ne mos të kemi ligën mbarëkombëtare dhe mendimi im se do të sillte vetëm gjëra pozitive. Sa i përket pyetjes së dytë, mendimi im është shumë pozitive, sepse një ligë e re do të thotë një send të ri, afirmim i lojtarëve të rinjë. Sigurisht dhe kualiteti dhe cilësia do të ngritet, se edhe në Shqipëri pamarrë parasysh se çfarë niveli i basketbollit është aty, ne kemi një Tiranë, ne kemi një Gogë, ne kemi një Vllazni, që sigurisht edhe ata sikurse ne do të kenë investime pak më ndryshe. Cilësia do të ngritet, vinë lojtarët edhe shikueshmëria e basketbollit sigurisht që do të përmirësohet, prandaj plotësisht mendoj që një ide e qëlluar, duhet ti përkrahim si ne ish-basketbollistë, poashtu edhe momentalisht krerët që janë në Federatat tona edhe atë të Shqipërisë njëkohësisht. Dhe të realizohet qysh në muajin tetor apo nëntor, varet kur dhe të shtyejmë këtë ide që kemi diqka shumë më mirë se momentalisht që kemi, prandaj mendimi im edhe unë e përkrahi plotësisht, plotësisht këtë ide per formimin e ligës mbarëkombëtare”, tha Maxhuni.

VIDEO:

 

Komentet janë të mbyllura.