THAÇI: LIGA E PËRBASHKËT IDE E MIRË, POR VËSHTIRË E REALIZUESHME
Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e një lige të përbashkët të basketbollit me Shqipërinë, ka ndezur debate të ndryshme në komunitetin e basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri.
AsistiOnline.com si portali i vetëm dhe ekskluziv në trojet shqiptare për basketboll, ditëve të fundit po merret enkas me këtë çështje, duke marrë deklarata dhe prononcime të ndryshme nga akterët e basketbollit.
Së fundmi për AsistiOnline.com u prononcua ekskluzivisht, ish-basketbollisti shqiptar nga Maqedonia, Muhamed Thaçi i cili tash e ushtron zejen e trajnerit të basketbollit me shumë sukses.
Prononcimi i plotë i Mujës:
“Së pari shpresoj që sa më shpejtë të kaloj pandemia dhe të gjithë e posaqërisht ne shqiptarët ta kalojmë sa më me pak pasoja. Sa i përket idesë së krijimit të një lige mbarëkombëtare është shumë ide e mirëseardhur dhe besoj që do të ndihmonte në ngritjen e interesimit të publiku për të shikuar basketboll. Mirëpo pas pandemisë duke e ditë që edhe klubet do të preken financiarisht, besoj që është vështirë të krijohet një ligë e tillë, pasiqë e dimë që duhet mjete plus për realizimin e kësaj lige”, u shpreh Thaçi.
Të kujtojmë se sivjet Muja udhëhoqi me shumë sukses, ekipin elitar nga Gjeorgjia, Dinamo Tbilisi.
Komentet janë të mbyllura.