BEKIM MAXHUNI: ME VULLNET TË FEDERATAVE SHQIPTARE, LIGA MBARËKOMBËTARE MUND TË REALIZOHET
Prishtinë(AsistiOnline) – Radhës së komenteve për ligën mbarë-kombëtare me Shqipërinë, ju është bashkangjitur edhe ish-basketbollisti e tash trajneri, Bekim Maxhuni.
Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Maxhuni ka theksuar ideja për krijimin e një lige të tillë është e qëlluar dhe mund të realizohet me vullner të mirë.
”Ideja për ligën mbarëkombëtare është jashtëzakonisht e qëlluar, mendoj se edhe më herë ka pasur nevojë për një ide të tillë. Me vullnet të dy federatave, mendoj që kjo ligë është e realizushme.Besoj që do të ketë një revolucion të ri në basketbollin shqiptar dhe jam i bindur që interesimi tek të rinjët do të jetë më i madh”, tha në fund Maxhuni.
Bekim Maxhuni aktualisht është themelues dhe udhëheqës i njërës prej shkollave më të suksesshme të basketbollit në Kosovë, M-Junior. Kjo shkollë e cila punon me gjenerata të reja nga mosha 6 deri 18 vjeçe, ka fituar hsumë trofe dhe ka dhënë shumë reprezentues ndërsa Bekim Maxhuni është aktualisht edhe kryetrajner i Kosovës U-18 në konkurrencën e meshkujve.
Përndryshe, Bekim Maxhuni është një nga alo-të më të mira të gjitha kohëve në basketbollin kosovar i cili karrierën e filloi në klubin e vendlindjes, në Trepçë për të kaluar më vonë në Prishtinë, së bashku me vëllain e tij Besimin (babai i Edon Maxhunit, reprezentuesit të Finlandës).
Pas edicionit të parë të pavarur të basketbollit kosovar dhe fitores së titullit me Prishtinën, më 1992, kaloi në kampionatin maqedonas në Shkëndijë të Tetovës prej nga kaloi në elitën e basketbollit turk ku u sprovua tek Eczacibasi. Aventura e parë truke zgjati shkurt dhe ai u kthye në Kosovë për të luajtur për Dritën e Gjilanit me të cilën po ashtu fitoi kampionatin e Kosovës (1996) për t’u larguar në drejtim të Gjermanisë, në skuadrën e njohur evropiane Alba e Berlinit ku punoj nën drejtimin e trajnerit të famshëm botëror, Svetisav Peshiq. Megjithatë, për arsye subjektive Bekimit nuk ju dha rasti në Alba dhe ai u detyrua të kthehet sërish në Turqi në fillim të vitit 1999 kur në Kosovë filloi edhe lufta.
Bekimi u angazhua në stërvitje me Fenerbahqen e Stambollit. Skuadra e famshme turke (aktualisht lidere e Euroleague-së) atëbotë kërkonte zëvendësimin për ikonën e klubit, Ibrahim Kutluay-in i cili kishte nënshkruar për Efes Pilsenin por në prag të nënshkrimit të kontratës, në Gusht 1999, befas vendos të kthehet në Kosovë ku luanë për një numër të madh të klubeve: Yllin e Suharekës, Besianën e cilë më vonë shndërrohet në Mabetex ( kampione 2005), Dritën e Gjilanit, Kastriotin e Ferizajt dhe së fundmi, skuadrën Exclusive nga Prishtina ku e përfundoj karrierën e gjatë 21 vjet.
Bekimi ishte edhe reprezentues i Kosovës.
Komentet janë të mbyllura.