DARDAN KASAPOLLI: RISI E KËNDSHME, BESOJ QË DO ISHTE INTERESANTE
ÇKA SIKUR PEJA E VITEVE TË 90' TË ISHTE PJESË E LIGËS MBARËKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e një lige të përbashkët të basketbollit me Shqipërinë, ka ndezur debate të ndryshme në komunitetin e basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri.
AsistiOnline.com si portali i vetëm dhe ekskluziv në trojet shqiptare për basketboll, ditëve të fundit po merret enkas me këtë çështje, duke pasqyruar reagimet dhe opinionet e akterëve të ndryshëm të basketbollit qoftë në Kosovë apo Shqipëri, zyrtarë dhe lojtarë aktual apo edhe figura të shquara nga e kaluara.
Një nga ta është edhe Dardan Kasapolli, një prej playmakerëve më të mirë kosovar të gjitha kohëve dhe anëtarë i gjeneratës së artë të basketbollit pejan të viteve të 90-ta e cila u shpall dy herë kampione e Kosovës.
Ekskluzivisht për AsistiOnline.com , magjistari pejan Dardan Kasapolli u shpreh se ky do të ishte një hap para për basketbollin shqiptarë në përgjithësi.
”Sa i përket idesë për krijimin e ligës kombëtare me Shqipërinë, ma merr mendja që kishte me qenë e qëlluar, për arsyje se ekipet kanë nevojë për një garim të tillë, duke pasur parasysh afërsinë mes dy shteteve, mendimi im. Sa i përket realizimit nuk ma merr mendja që kishte me pas problem, nëse veç ka vullnet nga të dyja palët. Gjithashtu kishte me pas sukses sepse jemi aty diku afër edhe me cilësi, gjithashtu kishte me qenë edhe risi për shikueshmëri”, tha Kasapolli.
AsistiOnline.com e rikthen kohën kur Dardan Kasapolli, një prej playmakerëve më të mirë kosovar të gjitha kohëve ishte anëtarë i gjeneratës së artë të basketbollit pejan të viteve të 90-ta e cila u shpall katër herë rresht kampione (1993, 1994, 1995 dhe 1996) duke dominuar absolutisht por pati fatin e keq të jetoj dhe luaj gjatë kohës së okupimit serb.
Përndryshe, është më se e sigurt se kjo gjeneratë do ta dominonte basketbollin kosovar për më shumë se një dekadë
Ishte kjo një nga skuadrat më të talentuara e të gjitha kohëve në basketbollin e Kosovës e udhëhequr nga drejtori i klubit, i ndjeri Riza Gjakova, trajneri Valdet Spahija dhe ndihmësi i tij Rexhep Kelmendi kurse skuadra përbëhej nga kapiteni Bujar Loci dhe playmakeri Dardan Kasapolli, në përbërje kishte super lojtar kosovar si vëllezërit shtatlartë Valon e Valdet Grapci dhe vëllezërit Arben e Ardian Gorani, i ndjeri qendra Ilir Begolli, Genc Sallabegolli, Arianit Shala, Milaim Ukaj e shumë tjerë.
Kjo skuadër i kishte të gjitha, talentin, shtatëlartësinë, teknikën dhe bukurinë në lojë por i mungoi vetëm një gjë: fati, që të jetoj në një periudhë tjetër. Sikurse kjo skuadër të kishte luajtur së bashku, vetëm 5-6 vite më vonë, pa dyshim se Peja do të dominonte elitën e basketbollit kosovar në dekadën e parë të pasluftës.
Ndërsa, Dardan Kasapolli ishte ylli i kësaj skuadre me driblimin e pandalshëm, efikasitetin e jashtëzakonshëm nga gjitha pozitat dhe para se gjithash, kreativitetin e ngjashëm me atë të “Amadeusit të basketbollit evropian”, të ndjerit Drazhen Petroviq.
Është mëkat i madh që gjeneratat e sotme nuk patën rast ta shikojnë lojën e kësaj gjenerate të artë jo vetëm të basketbollit pejan por kosovar në përgjithësi.
Pa dyshim se, po të luante së bashku sot në Ligën Mbarëkombëtare e cila po synohet të krijohet, Peja me këtë gjeneratë do të dominonte absolutisht, pa nevoj për lojtarë të huaj
Komentet janë të mbyllura.