Basketboll

EDIS KURAJA: IDE E DUHUR, KLUBET SHQIPTARE DUHET TA PËRKRAHIN FUQISHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e një lige të përbashkët të basketbollit me Shqipërinë, ka ndezur debate të ndryshme në komunitetin e basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

AsistiOnline.com si portali i vetëm dhe ekskluziv në trojet shqiptare për basketboll, ditëve të fundit po merret enkas me këtë çështje, duke marrë deklarata dhe prononcime të ndryshme nga akterët e basketbollit.

Së fundmi për AsistiOnline.com u prononcua ekskluzivisht, ish-basketbollisti i suksesshëm kosovar, Edis Kuraja.

Mendoj që është një ide e duhur për Kosovën në njërën anë dhe Shqipërinë në anën tjetër, të gjitha klubet fuqishëm duhet ta përkrahin këtë ide. Në këtë mënyrë do të afrohemi dhe njëkohësisht do të rritet niveli i basketbollit. Sa më e zgjuar të jetë liga, aq më shumë do ta tëheq publikun.

Nëse ka vullnet të dyanshëm nuk do të jetë problem për realizimin e këtij projekti.

Mendoj se sa më e fortë te jetë liga, aq më i madh do të jetë edhe suksesi, prandaj nuk duhet të jetë basketbolli si sport i vetëm për një ligë mbarëkombëtare, por edhe sporte tjera siç janë futbolli etj”, tha ish-basketbollisti i shumë skuadrave kosovare.

Komentet janë të mbyllura.