Basketboll

SPAQI: NËSE KRIJOHET KJO LIGË, TREGOHET SE SI SPORTI I BASHKON NJERËZIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i spikatur dhe tash trajner shumë i suksesshëm në basketbollin e Kosovës, Valentin Spaqi e ka komentuar krijimin eventual të ligës mbarë-kombëtare shqiptare.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Spaqi ka thënë se kjo ide është e mirëseardhur për të gjithë shqiptarët, por duhet pasur kujdes sa ju përket lojtarëve vendorë, duke ju japur hapsirë më të madhe sesa të huajve.

Gjithçka çka është e përbashkët me Shqipërinë mua më bë të lumtur e sidomos liga mbarë kombëtare në basketboll, duke marrë parasysh numrin e ndeshjeve të luajtura ne mes vete. Por me disa rregulla strikte sa i përket lojtarëve të huaj, deri në 3 të huaj maksimalisht, në qoftëse duam me zhvillu basketbollin tonë vendorë të dy shteteve. Në qoftëse kjo realizohet atëherë kjo tregon më së miri se çfarë ambasdori është sporti në përgjithësi. Krijon unitet, bashkon fryma dhe ideja të reja nga të dyja anët dhe mbi të gjitha na bashkon si një komb. Për mua është e mirëseardhur kjo iniciativë”, tha Spaqi.

Spaqi aktualisht e drejton skuadrën e As Prishtinës në ligën e parë të Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.