Basketboll

EDMOND AZEMI: NËSE NUK JANË PRIORITET LOJTARËT VENDORË, MË MIRË MOS TË KRIJOHET FARE KJO LIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni legjendar i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi e ka komentuar idenë për krijimin e ligës mbarëkombëtare me Shqipërinë.

Në një prononcim të gjatë dhe ekskluziv për AsistiOnline.com, basketbollisti besnik i Sigal Prishtinës ka thënë se ideja për formimin e një lige të tillë është e mirëseardhur, porse duhet të mendohet që në plan të parë të jenë basketbollistët vendorë, ose më mirë mos të krijohet fare, nëse nuk e kanë hapësirën e duhur vendorët.

Një ide shumë e mirë për krijimin e ligës së përbashkët, sepse siq e dini se sporti numër një në Kosovë është basketbolli deri sa në Shqipëri basketbolli është sporti numër tre. I pari është futbolli, i dyti volejbolli. Interesimi ka me qenë shumë më i madh në Shqipëri pasiqë kjo ide realizohet dhe poashtu është mirë me pas sa më shumë lojë për me mujt me përparu lojtarët e rinjë, ku fitojnë një përvojë dhe ju jepet mundësia në të ardhmen me përfaqësu Kosovën.
.

Në këtë aspekt shumë mirë bashkëpunojnë, FBK-ja me FBSH-në për mu realizu kjo ligë, por duhet të definohen shpenzimet e të dy federatave, a kanë me pas një bugjet të përbashkët për të gjitha shpenzimet që ju takojnë Federatave, në këtë aspekt duhet edhe Ministritë e Sportit e të dy shteteve me i ndihmu financiarisht të dyja Federatat, mos me pas probleme në të ardhmen.nëse kemi përkrahjen e institucioneve dhe sponzorëve që përkrahin këtë vendim, kjo do të realizohet shumë lehtë.

Siç thash edhe më herët, klubet duhet me mendu për perfomancat dhe zhvillimin e lojtarëve të rinjë, duke ju dhënë shumë më shumë hapësira me tregu veten dhe me fitu përvojën dhe me kriju personalitet dhe fiton vetëbesim që është më e rëndesishme për një sportist. Nëse klubet mendojnë me shpenzu të hollat për lojtarët e huaj e mos ju dhënë hapësira lojtarëve vendorë më mirë është mos të realizohet kjo ligë. Unë mendoj që regullat duhet me qenë maksimum me tre lojtarë të huaj(dy me pas të drejtë me qenë në pesëshe në fushë)”, përfundoi prononcimin e gjatë, Azemi.

Komentet janë të mbyllura.