EKSKLUZIVE: PONTE PRIZRENI NËNSHKRUAN ME AMERIKANIN JONES
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori i sivjetmë në elitën e basketbollit kosovar është anuluar, por si duket skuadra e Ponte Prizrenit nuk e ka në plan të pauzojë gjatë, shkruan AsistiOnline.com
Kjo për faktin se prizrenasit si duket i kanë bërë gati planet për stinorit e ri. AsistiOnline.com pas hulumtimeve të bëra, ka mësuar ekskluzivisht se prizrenasit kanë nënshkruajtur me fundorin cilësor amerikan, Justin Jones.
Jones është i gjatë 1.88cm dhe luan në pozitat 1/2. Lojtari në fjalë së fundi ishte pjesë e ekipit ”Bethany College” nga ”NAIA Conference” në SHBA me të cilët kishte një mesatare impresive prej, 22.3 pikë, 3.6 kërcime e 1.8 asiste. Dhe nga tash është përforcimi i parë i Ponte Prizrenit.
Me të vërtetë, Ponte Prizreni po tregon seriozitet si klub, sepse në këtë kohë pandemie dhe krizë finaniciare nëpër ekipe, po mendon dhe vepron për transfere të reja për stinorin e ri dhe sigurisht që duhet të jetë, model edhe për ekipet e tjera kosovare. /AsistiOnline
Në videon e mëposhtme mund ti ndiqni cilësitë e lojtarit në fjalë:
Komentet janë të mbyllura.