Basketboll

TALK-BASKET: RASHICA NË MESIN E TRAJNERËVE MË PERSPEKTIVË NGA EVROPA

Prishtinë(AsistiOnline) – Portali i njohur i basketbollit, TalkBasket së fundmi ka shkruajtur për disa nga trajnerët që kanë arritur suksese të mëdha që në moshë të re, duke përfshirë këtu edhe trajnerin kosovar, Andin Rashica.

Sezoni mund të mos ketë përfunduar ende, por disa trajnerë të rinjë kanë lënë gjurmët e tyre në “fazën” e basketbollit evropian këtë vit. Si rezultat, ne vendosëm një listë me trajnerët më premtues të kohës dhe ndihmësit e sezonit”, thuhet fillimisht në lajm.

Tutje portali në fjalë prezanton trajnerët që sipas tyre, janë e ardhmja e basketbollit në rolin e trajnerit. Ndërsa për Rashicën shkrimi është ky:

Andin Rashica është trajneri më i ri që fitoi Kupën e Kosovës më 2018, pasi shërbeu si një trajner i përkohshëm në vitin 2018 për Sigal Pristhinën. Për më tepër, ai është trajneri më i ri që trajnoi një ekip në rangun më të lartë të Ligës së Kosovës, pasi ishte vetëm 23 vjeç, kur mori përvojën e tij të parë si kryetrajner i BC RTV 21. Ai është gjithashtu anëtar i kombëtares së Kosovës,  ka rolin e ndihmës trajnerit. Duke qenë në Sigal Pristhina që nga viti 2015, ai i shërbeu ekipit si trajner kryesor dy herë (2017,2019) duke fituar nëntë herë Superligën e Kosovës”, mbyllet lajmi i portalit prestigjioz.

Komentet janë të mbyllura.