VALON BUNJAKU: IDE E MIRË, BESOJ QË DO TË KETË INTERESIM TË MADH
Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e ligës mbarëkombëtare po vazhdon të ngjallë reagime edhe tek basketbollistët vendorë aktiv.
Në një bisedë me AsistiOnline.com, pllejmejkeri i Përfaqësueses së Kosovës dhe Golden Eagle Yllit, Valon Bunjaku këtë ide e ka parë si shumë pozitive dhe beson se mund të realizohet.
“Një ide e mirë dhe emocionuese, ku do të sjellë një konkurencë të lartë mes vete si dhe do të rritet numri i shikueshmërisë dhe do të zgjojë numër të sponzorëve.
Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet nëse të dy krerët e Federatave do të kenë më shumë durim në zgjidhjet e rregullave në të mirë për të dyja palët si dhe në minimalizimin e hargjimeve që do të kenë klubet. Besoj se do të ketë shumë sukses si e ceka më lartë ku do të sjellë edhe një ndryshim në shoqëri dhe interesim të madh”, tha Bunjaku.
Komentet janë të mbyllura.