ANDIN RASHICA: IDE E MIRË DHE ËNDËRR E SECILIT PREJ NESH
Prishtinë(AsistiOnline) – Ideja për krijimin e ligës së përbashkët me Shqipërinë, po i duket shumë pozitive edhe trajnerit prishtinas, Andin Rashica.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Rashica tha se përveç që si ide është shumë e mirë, do ishte edhe një ëndërr e realizuar për çdo basketbolldashës shqiptarë.
“Krijimi i një lige të përbashkët me Shqipërine përveç që është ide tepër e mirë, është edhe ëndërr besoj e secilit prej nesh. Duhet përgëzuar dy federatat që kanë marrë iniciativën e cila nuk do duhej të kishte problem të realizohet, duke shpresuar që do përkrahet nga të gjitha klubet.
Duhet ta dimë që pas pandemise për shumicën e klubeve do të ketë vështirësi, mirëpo kjo situatë besoj që do menaxhohet më së miri nga të gjithë ne. Nëse kjo ligë do të ketë një sponzor serioz, besoj që do të ndihmojë shumë në jetëgjatësine e saj”, tha Rashica në fund.
Komentet janë të mbyllura.