ARBEN KRASNIQI KOMENTON LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sa i përket ligës së përbashkët me Shqipërinë, AsistiOnline.com ka marrë edhe prononcimin e trajnerit më të trofeshëm në historinë e basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi.
Trajneri prishtinas është shfaqur i rezervuar të japë komente për këtë ligë që pritet të krijohet, për faktin se ende nuk e di formatin e saj, porse ka potencuar që nëse “mbushet” me lojtarë të huaj, do të jetë dështim.
“Nuk kam informata me çfarë sistemi është menduar të bëhet kjo ligë. Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri ka mungesë të madhe të lojtarëve vendorë, posaqërisht atyre të rinjë. Liga Ballkanike ka dështuar. Nëse edhe kjo fillon me numër të madh të lojtarëve të huaj s’do të ketë sukses”, përfundoi prononcimin, Krasniqi.
Të kujtojmë se Arben Krasniqi është trajneri më i trofeshëm në basketbollin e Kosovës, ndërsa së fundi, konkretisht vitin e kaluar e udhëhoqi ekipin e Golden Eagle Yllit./AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.