HYSENAGOLLI: PROJEKT I DUHUR, POR VËSHTIRË I REALIZUESHËM
Prishtinë(AsistiOnline) – Komente për ligën mbarë-kombëtare shqiptare, AsistiOnline.com ka marrë edhe nga akterët e basketbollit në Shqipëri.
Për një ide të tillë, foli basketbollisti me përvojë nga Tirana, Endrit Hysenagolli që këtë ide e sheh të duhur, por vështirë të realizueshme.
”Personalisht mendoj që është një ide shumë e mirë sidomos për basketbollin shqiptar po gjithashtu edhe për Kosovën, sidomos në qoftë se krijohet me 4 ekipet më të mira të secilit shtet, sepse edhe Shqipëria katër ekipet e para i ka në nivel, shum të mirë që mund të konkurojnë barabartë me ekipet e Kosovës, por mendoj që është e pa realizushme për disa arsye, si ekonomike por edhe çështje kohe, gjithsesi dëshira ime është kjo të realizohet, sepse do ishte një sukses i madh, në qoftë se do tu realizonte liga shqiptare mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Hysenagolli në fund të bisedës.
Hysenagolli që tash luan në kampionatin shqiptar, vite më parë luajti me sukses edhe në Kosovë.
Komentet janë të mbyllura.