EDHE SAMIR ZEKIQI KOMENTON IDENË PËR LIGËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – krijimin eventual të ligës së përbashkët me Shqipërinë e ka komentuar edhe basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Samir Zekiqi.
Zekiqi në një prononcim për AsistiOnline.com, ka thënë se krijimi i kësaj lige do ta rriste edhe më shumë interesimin për basketbollin në shqiptari.
”Si ide ëshë shumë e mirë, se do ketë lojë më shumë e do rriten performancat me lojë më shumë, konkurenca e çdo gjë besoj do ndikoj për të mirën e basketbollit.
Zgjerohet edhe tregu dhe çdo gjë tjetër që besoj do ndikojnë për të mirën e basketbollit dhe basketbollistët, trajnerët e kështu me radhë”, tha Zekiqi.
Komentet janë të mbyllura.