QËNDRIM BIRAJ: LIGA E PËRBASHKËT DO TA MASOVIZONTE EDHE MË SHUMË BASKETBOLLIN
Prishtinë(AsistiOnline) – krijimin eventual të ligës së përbashkët me Shqipërinë e ka komentuar edhe kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj.
Biraj në një prononcim për AsistiOnline.com, ka thënë se krijimi i kësaj lige do ta masovizonte edhe më shumë basketbollin në shqiptari.
”Ideja e një lige të përbashkët për mua personalisht është mjaftë e mirëseardhur dhe atraktive, po besoj që do të kishte ndikuar pozitivisht në masovizim të basketbollit mbarë shqiptarë dhe ngritje të cilësisë, kishte me qenë një garë mjaftë interesante për basketbolldashësit. Mirëpo duke parë realitetin në të cilin ndodhemi për shkak të Pandemisë e cila sigurisht do të ndikoj goxha shumë në aspektin financiarë dhe do ti kthej mbrapa klubet, po mendoj që nuk është momenti i përshtatshëm që të realizohet kjo ide mjaftë e pëlqyeshme. Shpresoj dhe besoj që në një të ardhme të afërt të jetësohet kjo ide”, tha Biraj.
Komentet janë të mbyllura.