Basketboll

URIM ZENELAJ: LIGA E PËRBASHKËT DO TË NDIKONTE NË RRITJEN E CILËSISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Komenteve për ligën e përbashkët mbarë-kombëtare shqiptare, iu është bashkuar edhe gjiganti therandas, Urim Zenelaj.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Zenelaj thotë se ideja për krijimin e ligës mbarëkombëtare është e mirëpritur nga çdokush dhe do të ndikonte në rritjen e cilësisë.

Ide e mirë dhe mendoj që do të kishte ndikuar në rritjen e cilësisë dhe shikueshmërisë. Nuk mendoj që do të realizohet të paktën gjatë këtyre 2 viteve, sepse klubet do të kenë tkurrje buxhetore përshkak të Pandemisë, do të jetë shumë e vështirë për klubet të marrin pjesë në ligë të Kosovës, ligë të kampionëve FIBA Europe Cup, Ligën Ballkanike dhe në këtë Ligën Kombëtare. Nëse dy ligat tona do të fuzionoheshin, atëher do të ishte shumë më e lehtë për klubet, në të kundërtën thuajse është e pa mundur që klubet tona të mund të marrin pjesë në 2 apo 3 liga”, tha Zenelaj.

Komentet janë të mbyllura.