LOCI: LIGA E PËRBASHËT MUND TË REALIZOHET NËSE KA VULLNET TË MIRË NGA PALËT
Prishtinë(AsistiOnline) – Një koment të shkurtër për ligën mbarëkombëtare shqiptare e ka dhënë edhe trajneri pejanë, Bujar Loci.
Loci i tha AsistiOnline, se kjo ligë është ide e mirëseardhur dhe me vullnet të mirë të palëve të përfshira mund të realizohet.
”Ide e shkëlqyeshme liga e përbashkët, nëse ka vullnet të mirë ka sukses e realizohet. Nëse ka vullnet të mirë edhe ajo nuk është problem, kemi kaluar sfida edhe më të vështira se këto që i kemi. Të shohim se si do rrjedhin gjërat, por një ligë e tillë do të ishte e mirëpritur”, tha Loci.
Loci së fundmi ishte trajner i Prishtinës, përderisa në Mars morri drejtimin e Rahovecit, por që nuk mundi ta drejtojë ekipin ”vreshtarë” në asnjë ndeshje, shkaku i Pandemisë COVID-19.
Komentet janë të mbyllura.