Basketboll

O’NEAL KËSHILLON ANULIMIN E STINORIT NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Legjenda e basketbollit në NBA, Shaquille O’Neal ka folur në mediat amerikane për vazhdimin apo anulimin e stinorit të pezulluar në NBA, shkaku i Pandemisë COVID-19.

Stinori 2019-2020 në NBA u ndërpre në mars me pesë ndeshje të sezonit të rregullt dhe dy muaj të mbetur të play-off-it.

Pra, hiqeni atë. Shqetësohuni për sigurinë e tifozëve dhe njerëzve. Kthehemi përsëri vitin e ardhshëm.”

“Të gjithë të shkojnë në shtëpi, të shëndoshen, kthehemi vitin tjetër“, tha katër herë kampioni i NBA, O’Neal, 48 vjeç, i cili tani punon si analist i NBA-së në televizionet amerikane.

Me mbi 80,000 mijë vdekje dhe gati 1.4 milion raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga kriza e koronavirusit në botë.

Komentet janë të mbyllura.