Basketboll

2 MUAJ QË NGA PEZULLIMI I AKTIVITETEVE BASKETBOLLISTIKE NGA FBK-JA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme janë bërë fiks 2 muaj, që kur garat në basketbollin elitarë të Kosovës me vendim të FBK-së janë pezulluar, shkaku i përhapjes së Pandemisë COVID-19.

Në fakt me vendim të bordit të FBK-së, në emër të asaj që të ruhet shëndeti i sportistëve/eve, garat e Superligës së meshkujve dhe të femrave janë anuluar në tërësi për këtë stinor(2019/20), duke bërë që ky edicion, në këto dy kategori të përfundojë pa i pasur emrat e kampionëve të stinorit.

Ndërsa më ndryshe qëndron situata në kategoritë e tjera: Liga e parë e meshkujve, Liga e parë e femrave, Liga e dytë e meshkujve, por edhe garat e gjeneratave të reja, vazhdojnë të qëndrojnë si gara të pezulluara dhe ende nuk dihet fati i tyre. Edhe pse drejtuesit e FBK-së, kanë paralajmëruar se sipas të gjitha gjasave edhe këto gara do të anulohen tërësisht.

Sidoqoftë deri në këtë moment, ende nuk ka ndonjë verdikt final se si do të veprohet tutje nga FBK-ja, por që për çdo risi qëndroni me ne, sepse AsistiOnline.com do vazhdojë t’ju mbajë të informuar me gjithçka që do të ndodhë me basketbollin vendorë dhe të huaj. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.