BARÇA RIKTHEHET NË STËRVITJE ME RREGULLA STRIKTE
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra nga skuadrat më me renome në basketbollin evropian, Barcelona e ka nisur me stërvitje ekipore pas Pandemisë COVID-19 e cila në fakt ende nuk ka kaluar.
Për herë të parë pasi pandemia koronavirus ndaloi aksionin e basketbollit në të gjithë botën, lojtarët e Barcelona Basket u rikthyen në stërvitje sot në mëngjes. Lojtarët u trajnuan individualisht, duke ndjekur udhëzimet nga organet shëndetësore spanjolle, duke minimizuar rreziqet shëndetësore për veten dhe trajnerët, kanë shkruajtur mediat spanjolle sot.
Barcelona së bashku me Real Madridin para pandemisë ishte në vendin e dytë të renditjes së Euroligës. Të dy klubet spanjolle qëndruan në seri 22-6 pas liderit, Anadolu Efes i cili ka seri prej, 24-4.
Euroliga po mendon të rifillojë garat e saj 2019-20 dhe disa ekipe po përpiqen të kthehen në formën e basketbollit, nëse sezoni kthehet potencialisht.
Komentet janë të mbyllura.