NGA NBA TREGOJNË SE KUR DO TË VENDOSET PËR FATIN E STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy muaj pas pezullimit të sezonit 2019-20 për shkak të pandemisë koronavirus, NBA shumë shpejtë do të japë një vendim për pjesën e mbetur të sezonit.
Në fakt, sipas mediave amerikane, NBA pritet të definojë çështjen e stinorit të sivjetmë, në 2-4 javët e ardhshme dhe brenda këtij afati kohor, NBA do të vazhdojë të vlerësojë shqetësimet shëndetësore dhe formatet e garës, duke shpresuar të rifillojë kampionatin në një kohë dhe të përfundojë sezonin sa më shpejtë të jetë e mundur.
Përveç shqetësimeve të tanishme shëndetësore, NBA po kërkon të minimizojë udhëtimin e skuadrave duke përdorur dy lokacione për pjesën tjetër të ndeshjeve. Opsionet kryesore janë Las Vegas dhe Orlando. Formati i garës mund të shkojë nga të 30-të ekipet që kthehen në fushë, play-off’i të nisë me 16 skuadra. /AsistiOnline
Komentet janë të mbyllura.